Dimitrovi sërish kundër: Paketimi i ri është e njëjta fiasko e pariparueshme

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Korrik, 2022 18:47

Dimitrovi sërish kundër: Paketimi i ri është e njëjta fiasko e pariparueshme

Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe zëvendëskryeministër për Eurointegrime, Nikolla Dimitrov thotë se paketimi i ri është absolutisht e njëjta fiasko e pariparueshme me të cilën ndoshta do t’i hapim negociatat me BE nëse e ndryshojmë Kushtetutën, por nuk do t’i përfundojmë kurrë.

Sipas tij, bëhet fjalë për një përpjekje të turpshme edhe nga vendi, por edhe nga BE-ja për t’i mashtruar qytetarët e Maqedonisë, duke i quajtur me emër tjetër të njëjtat obligime që duhet t’i marrim përsipër të cilat janë bërë obligime ndaj BE-së dhe për të cilat do të raportojë Komisioni Evropian.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Korrik, 2022 18:47