Dimova: Pandemia u reflektua në mënyrë katastrofave në projektet e BE-së për arsim dhe mobilitet

Desk
By Desk April 24, 2020 20:15

Dimova: Pandemia u reflektua në mënyrë katastrofave në projektet e BE-së për arsim dhe mobilitet

Pandemia me KOVID-19 anuloi dhe prolongoi shumë projekte nga programi arsimor evropian Erazmus+, ndërsa më problematike janë ato që kanë mbetur në mes të realizimit, pjesëmarrësit u hasën jashtë vendit dhe duhet të kthehen në shtëpi.

Drejtoresha e Agjencisë kombëtare për programe evropiane arsimore dhe mobilitet, Lidija Dimova, në intervistën për MIA-n shprehet se për projektet që kanë filluar dhe pandemia i ka hasur pjesëmarrësit e tyre në mobilitet jashtë vendit, do të zbathet rregulla “fuqi mbinatyrore” që, praktikisht, do të thotë se u pranohen të gjitha shpenzimet e bëra ndonëse aktivitetet nuk janë zbatuar tërësisht.

Aplikantët do të kenë të drejtë t’i ruajnë grantet e aprovuara nga Komisioni Evropian, por, siç bën të ditur Dimova, nuk do të thotë se “fuqi mbinatyrore” do të shpallet kudo dhe sërish gjithçka që duhet doemos të jenë e dokumentuar në mënyrë përkatëse.

Nga gjendja e krijuar do të ketë edhe ngecje dhe prolongim të thirrjeve për projekte. Deri te Agjencia, e cila krahas programeve arsimore evropiane është kompetente edhe për vullnetarët për Korpusin solidar evropian, mbërrijnë pyetje nga të interesuarit, veçanërisht për atë se si do të zhvillohen projektet dhe nëse do të vazhdojnë afatet. Për shkak të kësaj, Agjencia në ueb-faqen e saj ka pjesë të posaçme për pyetje dhe përgjigje për gjithçka që ka të bëjë me rrethanat nga Kovid-19.

Dimova në intervistën u përgjigj se nuk ka lajmërim nga KE-ja për shkurtimin e buxhetit të planifikuar për programe arsimore dhe pret që ai të rritet për shkak se, siç shprehet, “pas pandemisë së këtillë më së shumti do të nevojitet mobilitet në tentimin për të kthyer besimin në sistemin dhe vlerat e Bashkimit Evropian“.

Si u reflektua pandemia në realizimin e projekteve dhe në mobilitetin e studentëve përmes programit Erazmus plus?

– Nëse duhet të përgjigjem me një fjalë në këtë pyetje, ajo do të ishte “në mënyrë katastrofale”. Numri më i madh i projekteve ose u anuluan ose u prolonguan. Në të dyja rastet, rezultati përfundimtar nuk është arritur.

Por, këto dy grupe, në fakt, edhe nuk janë aq problematike. Kemi edhe projekte të cilat kanë ngelur – thjeshtë kanë ngelur – gjegjësisht pandemia i hasi pjesëmarrësit në mobilitet jashtë vendit dhe me ta duhet të përballemi duke shfrytëzuar të gjitha resurset tona për t’i kthyer në shtëpi – duke filluar prej parave, e deri te lidhjet që i kemi nëpër agjencitë tjera kombëtare në BE.

A keni të dhëna se sa studentë përmes Erazmus+ janë në universitete të huaja në këtë moment ose vullnetarë tanë në vende të tjera përmes Korpusit solidar evropian?

– Në momentin kur universitetet do t’i marrin grantet, ata fillojnë me zbatimin e të ashtuquajturit Kartave Erazmus+ ku rregullohet mënyra e zgjedhjes, dërgimit, njohjes së kualifikimeve, etj. Kur të përfundojë projekti për vitin rrjedhës, universitetet na dorëzojnë raporte përfundimtare me shifra përfundimtare. Tek atëherë ne e dimë se sa studentë dhe profesorë kanë qenë në mobilitet jashtë vendit. E njëjta gjë vlen edhe për Korpusin solidar evropian.

Kjo është ashtu për shkak të faktit se Agjencia kombëtare nuk ka kompetencë të përzihet në punët e brendshme të organizatave. Pritet që ndonjë nivel i kapacitetit të shfrytëzuesit (që pranohet në procedurën paraprake të ndarjes së kartave ose akreditimeve, tituj të cilësisë, etj.), e më pas roli i Agjencisë kombëtare është që vetëm të ndjekë dhe kontrollojë zbatimin e obligimeve që janë marrë përsipër me projektet, por edhe me kartat.

Prandaj, në këtë moment, nuk e dimë saktësisht se sa studentë/të rinj/pjesëmarrës janë në mobilitet.

A do të ketë ngecje pse prolongim të thirrjeve për projekte?

– Po, do të ketë – edhe ngecje, edhe prolongim. Tashmë kishte prolongim prej një muaji të thirrjes për propozim-projekte për aksionin kryesor 2 (partneritete strategjike) dhe vazhdim më të shkurtër për aksionin kryesor 1 (mobilitete).

Për projektet që janë në fazën e implementimit, do të ketë mundësi për vendosjen e amendamenteve të marrëveshjeve në mënyrë që të zbutet rreziku mbi implementimin sa është e mundshme më shumë. Kjo vlen edhe për projektet që nuk kanë filluar për shkak të pandemisë.

Për projektet që kanë filluar dhe pandemia i ka hasur pjesëmarrësit e tyre në mobilitet jashtë vendit, do të zbatohet rregulla e “fuqisë mbinatyrore” gjë që praktikisht do të thotë se u pranohen të gjitha shpenzimet e bëra ndonëse nuk janë zbatuar tërësisht aktivitetet.

A do të kenë aplikantët të drejtë t’i mbajnë grantet e aprovuara?

– Po, gjithsesi. Komisioni Evropian është i vetëdijshëm se një pjesë e madhe e mjeteve nuk do të mund të kthehen, meqë shpenzimet janë bërë realisht. Por, kjo nuk do të thotë se “fuqi mbinatyrore” do të shpallet kudo. Sërish do të duhet që gjithçka të jetë e dokumentuar në mënyrë përkatëse.

A mbërrijnë kërkesa ose pyetje në Agjenci lidhur me situatën e krijuar dhe për çfarë interesohen më së shumti shfrytëzuesit e mjeteve nga programet arsimore evropiane në këto kushte?

– Kuptohet. Kemi marrë pyetje të ndryshme dhe po mundohemi t’u ndihmojmë të gjithëve. Kompetencën rreth kthimit të qytetarëve tanë të hasur jashtë vendit e ka Ministria e Jashtme, por ne jozyrtarisht ndihmojmë me mbështetjen që e marrim nga agjencitë tona partnere kombëtare që na ndihmojnë sipas “linjës private” në mënyrë që problemet të tejkalohen në mënyrë më efikase.

Interes i madh është edhe ajo se si do të vazhdojnë me projektet, nëse do të vazhdohen afatet, etj. Ne vazhdimisht publikojmë informacione në ueb-faqen tonë për gjithçka që konsiderojmë se është me rëndësi të madhe. Prej para do kohë kemi bërë edhe “pyetje të parashtruara më shpesh”, meqë për shkak të masave të Qeverisë, nuk është gjithmonë e mundshme që ta merrni centralin e Agjencisë, por telefonat tjerë celularë funksionojnë.

A keni njohuri ose paralajmërime nga BE-ja se do të shkurtohet buxheti i planifikuar për programet arsimore për shkak të krizës së shkaktuar nga KOVID-19?

– Nuk ka lajmërim dhe konsideroj se KOVID-19 nuk do të shkaktojë shkurtim të buxhetit. Përkundrazi, mendoj se buxheti do të rritet meqë pas një pandemie të këtillë – duhet të pranoni – më së shumti do të nevojitet mobiliteti në tentimin për të kthyer besimin në sistemin dhe vlerat e Bashkimit Evropian.

Desk
By Desk April 24, 2020 20:15