Dimovski dhe dilemat e tij hamletiane!

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Korrik, 2022 15:41

Dimovski dhe dilemat e tij hamletiane!

Shkruan: Driton ZENKU

Nga viti 2006 deri në vitin 2020 ka qenë deputet në Kuvedin e Maqedonisë së Veriut. Ka qenë eksponent i lartë i partisë maqedonase, VMRO-DPMNE. Ilija Dimovski iu drejtua me një shkrim në rrjetet sociale shefit të diplomacisë, Bujar Osmani, për t’i kujtuar se po zhvillon politikë asimilese ndaj popullit maqedonas rreth pranimit të propozimit francez për çështjen e hapur bilaterale me Bullgarinë fqinje.

Foli Ilija dhe shprehu shqetësimin e tij për marrëveshjen e Prespës ku thuhet që maqedonasit nga Maqedonia dhe maqedonasit nga Greqia nuk kanë asgjë të përbashkët dhe nuk janë të njëjtë.

Për më tepër, Dimovski shprehet i shqetësuar rreth deklaratës së miratuar nga Kuvendi Bullgar në vitin 2019, ku thuhet se popullin maqedonas e ka krijuar Tito.

Dhe për të hequr një paralele rreth shqetësimeve të tij, Dimovski merret me imagjinata, duke dhënë ilustrime që shqiptarët në Maqedoni nuk janë i njejti popoull me shqiptarët në Shqipëri, dhe se, Enver Hoxha e krijoi kombin shqiptar artificialisht.

Dimovski i përmend këto shembuj, siç thotë ai, për të mos ofenduar kombin shqiptar, por për t’i treguar Osmanit se çfarë po përpiqet të bëje bashkë me LSDM për të asimiluar popullin maqedonas.

Dimovsi këtu është i qartë. Përmend raste për paralelizëm por jo që janë të vërteta historike. Kombin shqiptar nuk e krijoi Enver Hoxha para 70/80 vitesh, por edhe shqiptarët ku do në botë janë një komb, kanë një histori, flasin një gjuhë dhe kanë një flamur. Këtë e ka të qartë çdo kush, dhe nuk mund ta kontestojë askush.

Ndërmjet shqiptarëve kudo qofshin ata, nuk ka kurrfarë dallimesh mbi kurrfarë baze. Shqiptarët janë një, qofshin në Shqipëri, Kosovë, Luginën e Preshevës [Preshevë, Bujanovc, Medvegjë], në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi, në Çamëri dhe vise të tjera ballkanike, jashtë trojeve etnike në Evropë, në SHBA, në Kanada, në Australi dhe kudo në rruzullin tokësor. Janë një komb, kanë një histori, flasin një gjuhë dhe kanë një flamur.

Shqipëria sot nuk ka asnjë çështje që i kontestohet nga fqinjët, e Maqedonia e Veriut përveçse se shqiptarët i kontestohet flamuri, gjuha, religjioni dhe emri.

Maqedonia e Veriut kufizohet në lindje me Bullgarinë, në jug me Greqinë, në perëndim me Shqipërinë dhe në veri me Kosovën dhe Serbinë. Bullgaria ia konteston gjuhë, Serbia deri para ca javësh religjonin dhe Greqia i kontestnte flamurin dhe emrin. Veç Kosova e Shqipëria nuk kanë kontestuar asnjë element të popullit maqedonas. Këto tridhjetë vite, Maqedonia e Veriut ndyrshoi flamurin dhe emrin me insistim të Greqisë, tani bullgaria ka kërkesat e veta.

Dimovski duhet t’a ketë të qartë se Bujar Osmani nuk ia ka fajin që për identitetin e tyre këto tre dekada ka pasur fërkime e kontradikta madje edhe brenda subjekteve politike maqedonase. Në librat shkollore, nga fillimi i pavarësisë dhe deri para disa viteve, populli maqedonas i takonte familjes së popujve sllavë. Nga qeverisja e partisë së tij, librat shkollore pësuan ndryshime dhe doli që populli maqedonas është popull antik. Vula e gjithë kësaj ishte realizimi i projektit megaloman “Shkupi – 2014”. Shkupit iu mveshë petku i “antikvizimit”.

Tani kush ka të drejtë, duhet të flasin faket e vërteta të historisë, por themelet dhe ekzistencën si shet Maqedonia e Veriut e siguroi me anëtarësimin në NATO, kjo është e pakontestueshme. E pakontestueshme është edhe fakti që ekzistenca e Maqedonisë së Veriut vetëm se përforcohet me inkuadrimin në Bashkimin Evropian.

Tani, më mirë të mbetemi një shtet me probleme të hapura dhe ku perspektiva mbetet në udhëkryq, apo të bashkohemi me familjen e madhe të BE-së. Greqia insistonte në ndryshimin e flamurit dhe emrit dhe ia doli. Sot Maqedonia e Veriut ka emër dhe flamur tjetër. Edhe Bullgaria nuk do të tërhiqen asnjëherë nga kërkesat e veta.

Tani, të kemi një shtet të kontestuar apo një shtet që bashkë me shtetet e tjera të Ballkanit, përfshi edhe Bullgarinë, do të bashkohen në Bashkimin Evropian. Si do të jetojmë më mirë ? Në një shtet si zorrë qorre e Ballkanit, apo një shtet evropian? Zgjedhja është e jona, z. Dimovski.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Korrik, 2022 15:41