Disa banka s’heqin dorë nga fitimi i tyre, do të llogaritet shkallë interesi edhe për grejs periudhën

Disa banka s’heqin dorë nga fitimi i tyre, do të llogaritet shkallë interesi edhe për grejs periudhën

Në gjashtë muajt e ardhshëm ndoshta nuk do të keni obligim për të paguar kredi, por një pjesë e bankave do të llogarisin shkallën e interesit edhe për atë periudhë. Kjo do të thotë se një pjesë e bankave nuk do të heqin dorë nga profiti i tyre,  ndërsa shkalla e interesit për periudhën për të cilën do të prolongohet pagesa e kësteve, do të ndahet në mënyrë lineare në muajt kur qytetarët përsëri do të fillojnë të paguajnë kreditë.

KREDI KONSUMATORE

LARTËSIA: 600.000 DENARË

AFATI I PAGESËS: 60 MUAJ

SHKALLA E INTERESIT 6.71%

KËSTI MUJOR ME SHKALLË INTERESIT: 11.798 DEN

KËSTI MUJOR PA SHKALLË  INTERESI: 10.000 DEN

SHKALLË INTERESI NË MUAJ: 1.798 DEN

-Banka e cila ka dorëzuar ofertë për 6 muaj grejs periudhë:

Për gjithë kohëzgjatjen e grejs periudhës, Banka do të llogaris shkallë interesi sipas shkallës së interesit të paraparë me Marrëveshjen për kredi. Pas skadimit të periudhës së paraparë grejs prej 6 (gjashtë) muajve, kamata e llogaritur në periudhën grejs do të kapitalizohet (shtohet) në saldon kreditore të kredisë dhe në mënyrë të barabartë do të ndahet për pagesë në anuitetet në përputhje me planin e ri të amortizimit. Banka nuk do të llogarit shkallë interesi në shkallën e interesit të kapitalizuar.

Tani për tani ky është rast vetëm te një prej 15 bankave që janë anëtare të Asociacionit bankar të Maqedonisë.

-Asociacioni Bankar i Maqedonisë:

Do të donim të theksojmë se të gjithë këto masa, që përfshijnë prolongim të pagesës së kredive, janë të destinuara për ata persona fizik dhe kompanitë që me të vërtetë nuk kanë mundësi në këtë periudhë të vazhdojnë me pagesën e obligimeve të tyre ndaj bankave dhe kursimoreve si dhe kredi-dhënësve tjerë për shkak të ndalimit të punës së kompanive, humbjes së vendi të punës, uljes së pagave.

Nga Banka Popullore thonë se ata i kanë miratuar rekomandimet për bankat për mundësimin e periudhës grejs prej 6 muajve për shfrytëzuesit e kredive, kartelave kreditore dhe lejeve për tejkalim të limitit. Por kushtet dhe ofertat i sjellin vetë bankat.

 
 
Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 31 Mars, 2020 20:12

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.