Disa herë radhazi po shtyhet seanca gjyqësore ndaj ish shefi i urbanizmit në Komunën Mavrovë – Rostushë. Prolongimi i fundit u bë të hënën me pretekst se mungonte në sallën e gjyqit ka munguar përfaqësuesja e ekspertizës ligjore, njofton Flaka
Herën e parafundit, me datë 8 mars sërish ishte shtyer seanca gjyqësore për rastin “Parcela në Mavrovë”. Përpiluesja e ekspertizës kishte rast vdekje për çka ka munguar në seancë dhe kjo ka qenë arsyeja e shtyerjes së seancës gjyqërore, tani e planifikuar për të vijuar këtë herë.
Me 13 shkurt filloi seanca ndaj të akuzuarit i cili aktualisht vazhdon të jetë i punësuar në komunën e Mavrovë – Rostushës.
Gjatë seancës, prokurori publik Hazbi Iseini shpalosi dëshmitë e veta ndaj të akuzuarit. Në seancë të pranishëm ishin edhe kryetari i Mavrovë – Rostushës, Medat Kurtovski dhe e punsuara me arhivin e komunës, Vesna Siljanovska, në cilësinë e dëshmitarëve.
Më herët me 26 nëntor të vitit 2022, u prolongua procesi gjyqësor ndaj ish kryeshefit të urbanizmit në Mavrovë – Rostushë.
Në seancën e së hënës pritet të prezantohet ekspertiza e bërë nga Biljana Stojkovska nga Byroja për ekspertizë ligjore. Flaka