Disa persona të plagosur nga sulmi me thikë në Gjermani

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Nëntor, 2021 21:17

Disa persona të plagosur nga sulmi me thikë në Gjermani

Policia gjermane ka thënë se disa persona janë plagosur të shtunën si pasojë e një sulmi me thikë në një tren të shpejtë.

Policia lokale ka thënë për agjencinë e lajmeve, Associated Press se ka pranuar thirrjen rreth orës 09:00 të mëngjesit të shtunën.

Treni ka qenë duke udhëtuar në mes të qyteteve të Bavarisë, Regensburg dhe Nuremberg, në kohën e sulmit.

Një person është arrestuar për lidhje me sulmin në qytetin Seubersdorf, ku është ndalur treni.

Policia ka thënë se disa persona janë plagosur, mirëpo nuk ka mundur të japë shifër specifike.

Rreth 200 persona janë larguar nga treni dhe janë dërguar nëpër restorante lokale, ka thënë transmetuesi gjerman, Bayerischer Rundfunk.

Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, ka thënë se prapavija e sulmit është “ende e paqartë” dhe tani “po qartësohet”.

Ai ka thënë se banorët afër zonës ku ka ndodhur sulmi, nuk përballen me rrezik.

“Shpresoj se të plagosurit dhe ata që kanë qenë dëshmitarë, të shërohen shpejtë dhe plotësisht”, ka thënë Seehofer.

Një zëdhënës për rrjetin e hekurudhave gjermane ka konfirmuar se stacioni në Seubersdorf është mbyllur dhe udhëtimi me tren nga Regensburg dhe Nuremberg është pezulluar.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Nëntor, 2021 21:17

29
Nën
Në pjesën e tretë të Programit 200, i ftuar ishte zv/ministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu,...
29
Nën
Shpeshë herë viktimat ngelin udhëve, pasi që kapacitet e qendrave strehuese nuk janë shumë të...
29
Nën
Drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Nikolçe Babovski, në emisionin “Utrinski” në “Telma” tha...
29
Nën
Viktimat e dhunës familjare kanë qenë sonte temë në Programin 200, me gazetaren Semra Musai....