Disa spitale ende kërkojnë test PCR përpara operacionit

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 26 Shtator, 2022 21:01

Disa spitale ende kërkojnë test PCR përpara operacionit

Pa një PCR të detyrueshme dhe jo një test të shpejtë antigjenik për Covid-19, nuk ka ndërhyrje kirurgjikale në disa spitale. Në kohë krize ekonomike, objektet shëndetësore i ekspozojnë pacientët në shpenzime shtesë, të cilët paguajnë nga xhepi nga 1.500 deri në 2.000 denarë për të vërtetuar se janë negativë ndaj virusit, një ditë para operacionit. Edhe pse pak muaj më parë Komisioni i Sëmundjeve Infektive bëri një rekomandim për analiza më të lira dhe më të shpejta, këshillat nuk ndiqen nga të gjithë, përcjell FLAKA.

“Para dy-tre muajsh kemi dhënë rekomandim për analiza të shpejta antigjenike për procedurat diagnostike ku ka rrezik përhapjeje të infeksionit dhe nuk e di pse jo të gjithë i praktikojnë. Natyrisht që ata nuk duhet ta ndjekin rekomandimin e KSI-së sepse ne jemi organ këshillimor, por kjo është në interes të qytetarëve për një rrugë më të shpejtë dhe më të lirë të procedurave të caktuara”, thotë z. Zlate Mehmedoviq, zëdhënës i KSI-së.

Rekomandimi i Komisionit në muajin maj ishte që vetë institucionet shëndetësore, të cilat kishin stoqe të analizave të shpejta të antigjenit, t’i përdorin ato në çdo kohë që qytetarët të mos paguajnë fare. Por kjo është e rrallë, sepse në klinika ata njohin një test të shpejtë që pacienti ka paguar dhe diku nuk e njohin fare atë rezultat.

Sa i përket vizitave në spitale, komisioni thotë se ato do të vazhdojnë të jenë të ndaluara në shtëpitë e të moshuarve, sepse përveç Covid-it, po vjen edhe sezoni i gripit, i cili do të jetë një kërcënim shtesë për kategoritë më të rrezikuara. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 26 Shtator, 2022 21:01

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare