Disa të rinj bllokohen nga bora dhe stuhia në Kodrën e Diellit, policia arrin t’i shpëtoj

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Shkurt, 2023 19:54

Disa të rinj bllokohen nga bora dhe stuhia në Kodrën e Diellit, policia arrin t’i shpëtoj

Ministria e Brendshme informoi se sot në orën 15:35 në urgjencën 112 është raportuar se disa të rinj kishin ngecur të bllokuar në Kodrën e Diellit dhe se ata janë gjetur në një shtëpi të vogël që ndodhet në skiliftin e stazës G.

Për shkak të kushteve të këqija atmosferike, erës së fortë dhe borës dhe mjegullës, ata nuk kishin mundur të zbresin, për shkak se dukshmëria ka qenë e kufizuar në vetëm disa metra. Por ekipet policore kanë arritur që me mjete speciale të shkojnë tek lokacioni i të rinjve dhe ti shpëtojnë. Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Shkurt, 2023 19:54

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare