Diskriminimi i shqiptarëve në ASHAM ka traditë 55 vjeçare (Pjesa e parë)

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Gusht, 2022 12:06

Diskriminimi i shqiptarëve në ASHAM ka traditë 55 vjeçare (Pjesa e parë)

Shkruan: Driton ZENKU

Fillimi i veprimtarisë së Akademisë së  Shkencave dhe Arteve të Republikës së Maqedonisë së Veriut daton jo më largë se 55 vjet më parë. Ky institucion u themelua nga Kuvendi i Maqedonisë në vitin 1967 si një  institucion në instancën më të lartë shkencore, arsimore dhe artistike në vend.

Edhe pse jo me traditë të madhe në lëmin e shkencës dhe arteve pasi veprimtaria e tyre shtrihet jo më largë se gjysëm shekulli, karakteristikë e Akademisë ka qenë dhe mbetet qasja destruktive ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Në 55 vite veprimtari, vetëm 5 kuadro shqiptare përden në strukturën organizative.

Përfaqësimi i shqiptarëve në ASHAM

Nga viti 1967 dhe deri në vitin 2022, pra 55 vite Akademia drejtohet nga kuadro maqedone. Nga dhjetë dretues të deritanishëm të Akademisë, asnjëri nga ata nuk ka qenë pjesëtar i ndonjë komuniteti tjetër në Maqedoninë e Veriut.

Në kuadër të gjashtë departamenteve që funksionojnë në ASHAM, akademikët shqiptarë numërohen me gishtat e njërës dorë. Në Departamentin e Gjuhësisë dhe Shkencës Letrare nga shtatë anëtarë të rregullt, asnjë shqiptar dhe të gjithë maqedonas.

Në Departamentin e Shkencave Sociale nga tetë anëtarë të rregullt, vetëm dy janë shqiptarë. Fjala është për Izet Zeqirin dhe Abdulmenaf Bexhtin.

Në Departamentin e Shkencave Mjekësore, situata paraqitet identike me Departamentin e Gjuhësisë dhe Shkencës Letrare. Nga tetë anëtarë, asnjë kuadro shqiptare.

Edhe te Departamenti i shkencave natyrore-matematikore dhe bioteknike, gjashtë anëtarë janë maqedonas, dhe asnjë nga komunitetet e tjera.

Tek Departamenti i Shkencave Teknike nga gjithsej gjashtë anëtar, vetëm një është shqiptar. Fjala është për ish rektorin e UEJL, Alajdin Abazi, kurse te Departamenti i Arteve nga gjashtë anëtarë të rregullt vetëm Gazanfer Bajram është jo maqedonas.

Nëse analizohet përbërja e Departamenteve, nga 35 Akademikë, vetëm 3 janë shqiptar, 1 turk dhe 31 maqedonas.

Nga 57 anëtarë të jashtëm në gjashtë departamentet e lartëpërmendura, vetëm dy nga ata janë shqiptarë. Fjala është për Ali Aliun dhe Rexhep Mejdani të angazhuar si anëtarë të jashtëm në Departamentin e Arteve, respektivisht Departamentin e Shkencave Teknike.

Anëtar nderi i Akademisë është vetëm një kuadër, edhe ai maqedonas, ndërsa tek anëtarët e ndjerë figuron vetëm emri i Omer Kaleshit dhe Luan Starovës në listën e anëtarëve të nderit. Lista e të ndjerëve përbëhet nga 150 anëtarë, qofshin të rregullt, të jashtëm apo anëtarë nderi.

Në gjithë organizimin e Akademisë, shqiptarët janë jo më shumë se gishtat e duarve, pra pesë akademikë shqiptarë; Luan Starova, Omer Kaleshi, Izet Zeqiri, Abdulmenaf Bexhti, Ferid Murad, Rexhep Mejdani dhe Alajdin Abazi.

AMSHA numëron pesë anëtarë shqiptarë, prej të cilëve dy anëtarë të rregullt – Alajdin Abazi (Departamenti i Shkencave Teknike) dhe Abdylmenaf Bexheti (Departamenti i Shkencave Shoqërore).

Si anëtar i rregullt prej vitit 2003 ka qenë edhe Luan Starove e deri në vitin 2021 (kur u nda nga jeta), ka qenë zëvendëskryetar i AMSHA . Si anëtar me korrespondencë është Izet Zeqiri (Departamenti i Shkencave Shoqërore (i zgjedhur në vitin 2015 atëherë kur ndryshuan edhe kriteret e aplikimit duke mundësuar opsionin e anëtarëve me korrespondencë, të cilët pas pesë vitesh mund të bëhen anëtarë të rregullt). Dy anëtarë të jashtëm janë edhe Ali Aliu (Departamenti i Arteve) dhe Rexhep Mejdani (Departamenti i Shkencave Teknike). Si anëtar nderi prej disa vitesh është zgjedhur edhe piktori Omer Kaleshi që jeton në Francë dhe Ferid Murati si anëtar (2000) jashtë përbërjes.

Kjo qasje destruktive e Akademisë vazhdon edhe sot. Në Prill të këtij viti, refuzimi i kandidaturave të reja dhe të rikandiduarve për anëtarë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve në konkursin e radhës ka qenë zhgënjyes jo vetëm për kandidatët, por edhe për akademikët shqiptarë.

Kandidati Izet Zeqiri mbeti anëtar me korrespondencë, ndërsa kandidatë si Mirushe Hoxha, Bekim Fetahu dhe Reshat Ameti nuk u pranuan.

Zhgënjyese ishin edhe rezultatet e zgjedhjeve të mëparshme, kur pritshmëritë ishin më të mëdha, pasi dukej se brenda Akademisë ishte krijuar klima favorizuese për pranimin e anëtarëve shqiptarë. Por edhe pse kandidaturat e përzgjedhura me kujdes, si ato të Zamir Dikës, Mirushe Hoxhës, Neritan Cekës, e të tjerë ku ishin marrë për bazë arritjet shkencore, kontributin shoqëror që kanë dhënë, jo vetëm në planin nacional, por edhe ndërkombëtar nuk e penguan rizgjimin e krahut radikal të AMSHA për të hedhur poshtë kandidaturat.

Qasja selektive vërehet që nga faqja elektronike ku nuk gjedet dot një fjalë shqipe, e deri tek publikimet e Akademisë.

Referencat: Faqja elektronike e ASHAM

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Gusht, 2022 12:06