Diskriminimi i shqiptarëve në ASHAM ka traditë 55 vjeçare (Pjesa e pestë – fund)

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Gusht, 2022 12:32

Diskriminimi i shqiptarëve në ASHAM ka traditë 55 vjeçare (Pjesa e pestë – fund)

Shqiptarët duhet ta kenë Akademinë e tyre

Shkruan: Driton ZENKU

Në një vend ku ndërthuret gënjeshtra dhe pseudoshkenca, nuk ka vend edhe për faktet dhe shkencë të mirëfilltë. As që mund të jenë në kohezion dhe në një tavolinë gjuha e argumenteve dhe ajo e sajesës.

Dhe, mbase lindi kërkesa që Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Maqedonisë duhet të jetë vetëm e maqedonasve dhe se shqiptarët duhet të themelojnë Akademinë e tretë përskaj Akademive në Shqipëri e Kosovë, nga akademike Katica Qullavkova e cila publikisht hodhi idenë që Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë së Veriut të jetë etnikisht e pastër, atëherë kjo duhet të ndodhë. Nuk mundet të bashkëveprohet në një institucion siç është Akademia e Shkencave dhe Arteve, nëse bashkëpunimi refuzohet.  

Akademia e Shkencave dhe Arteve e ka dëshmuar që me shqiptarët nuk dëshiron t’i lidh as territori, e lëre më bashkërendimi për çështje të ndjeshme, siç janë kultura dhe arti si trashëgimi shpirtërore e një populli. Në vitin 2001, kjo Akademi propozoi ndarrjen e Maqedonisë mes maqedonasve dhe shqiptarëve në territore. Nga këtu hapet kutia e Pandorës, e cila pastaj prodhoi Enciklopedinë kontraverse.

A ka brumë për krijimin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve te Shqiptarët?

A ka brumë për krijimin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve te Shqiptarët? Përgjitha është eskpicite. Po ka. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut tashmë kanë krimuar një pleadë të punonjësve shkencorë.

Pa dashur të përmend emra dhe lista, mbase mund pa qëllim të harrohet ndonjë figurë eminente, mund të përmenden institucionet nga ku u pensionuan apo aktualisht veprojnë figura eminente të shkencës, kulturës dhe artit shqiptar. Universiteti i Tetovës, Universiteti “Nënë Tereza”, Universiteti i Europës Juglindore, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, janë ndër institucionet ku prodhohet shkencë, art e kulturë. Janë edhe Universitete private që mund të japin kontributin e tyre. 

Bashkëpunimet e mundshme jashtë vendit ?

Mbase Akademia bashkëpunon me universitetet, institucionet e tjera shkencore, arsimore dhe kulturore, shoqëritë shkencore dhe artistike dhe organizimet e tjera të krahasueshme në Republikën e Maqedonisë, dhe po ashtu, ajo koorporon me akademitë e tjera të shkencës dhe të artit, dhe me institucionet e tjera shkencore, arsimore dhe artistike jashtë vendit, me kompetencë mund të konstatojmë se infrastrukturë akademike për hapjen e Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptare në RMV, ka.

Janë Akademitë e Shkencave dhe Arteve të Shqipërisë dhe Kosovës që mund të vihen në lëvizje dhe që mund të japin kontributin e tyre në themelimin e Akademisë tek shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

Janë Universiteti i Tiranës, i Prishtinës dhe shumë Universitete të tjera shqiptare që mund të japin kontributin e tyre në këtë drejtim.

Janë Arkivat e shtetit në dy vendet tona që po ashtu mund të shfrytëzohet si referencë nga Akademia e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

Janë me dhjetëra e qindra Akademik shqiptarë në Shqipëri e Kosovë që mund të angazhohen si anëtarë apo bashkëpunëtorë të jashtëm në punën e Akademisë.

Këtu nuk guxojmë të harrojmë me dhjetëra e qindra kuadro shqiptare të Maqedonisë së Veriut që kanë mbërritur majat e suksesit në shkencë e që ushtrojnë veprimtarinë e tyre jashtë vendit. Është një pleadë që vepron në Institute, Universitete dhe qendra shkencore në qenda të mirënjohura të Europës dhe Botës. 

Krahas Botës Akademike Shqiptare në trojet etnike, Akademia mund të lidh bashkëpunim edhe me Akademi dhe akademikë jo shqipar nga vende të ndryshme të Botës.

Akademi po, por edhe kushte dhe trajtim të barabartë si ASHAM!  

Nisur nga faktet e lartëpërmendura, vijmë në konstatim që brumi për Akademinë Shqiptare ekziston. Pasi ideja e ndarrjes erdhi nga ASHAM, ky institicion por edhe shteti duhet ta kenë para sysh që krijimi i Akademisë Shqiptare duhet të ndodh konform kushteve dhe standardeve që funksionon tani e 50 vite Akademia ekzistuese e Shkencës dhe Arteve.

Buxhet proporzional, infrastrukturë proporcionale, kushte proporcionale, në dispozicion resurse në mënyrë proporcionale dhe hapësirë e gjithanshme në formë proporcionale. Këto do të duhet të ishin parimet e formimit të Akademisë Shqiptare në RMV.

Ideja që nëse shqiptarët do të tërhiqeshin nga ASHAM dhe do t’u linin duart e lira Akademikëve maqedonas për të shkruar e publikuar çdo gjë, nuk është e qëndrueshme dhe vendimtare për të mos hapur Akademinë Shqiptare. ASHAM mund të thirret në shkencë dhe të publikon edhe të pavërteta siç ishte rasti me Enciklpedinë, por kjo nuk kalon as brenda e lëre më jashtë kufijve të shtetit.

Rastet eklatante janë ndërrimi i flamurit dhe emrit të shtetit nën presionin e Greqisë, funksionimi i Kishës konform kërkesave të Sërbisë, dhe së fundmi çështjet e hapura me Bullgarinë. Letra e bardhë pranon çdo germë a shkrim, por nëse të dhënat janë jovalide, edhe letra bëhet e tillë, e pavlefshme.

Enciklopedia, po ashtu, është një shembull i mirë që puna pseudashkencore nuk ka vlerë dhe nuk kalon. Kujtojmë heqjen nga qarkullimi në opinion i Enciklopedisë.

Fundi i pjesës së pestë dhe e fundit.

Lexo edhe:  

Diskriminimi i shqiptarëve në ASHAM ka traditë 55 vjeçare (Pjesa e parë)

Diskriminimi i shqiptarëve në ASHAM ka traditë 55 vjeçare (Pjesa e dytë)

Diskriminimi i shqiptarëve në ASHAM ka traditë 55 vjeçare (Pjesa e tretë)

Diskriminimi i shqiptarëve në ASHAM ka traditë 55 vjeçare (Pjesa e katërt)

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Gusht, 2022 12:32

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare