Diskutimi mbi zgjerimin në agjendën e Këshillit të Ministrave të BE-së më 19 nëntor

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka November 6, 2019 21:07

Diskutimi mbi zgjerimin në agjendën e Këshillit të Ministrave të BE-së më 19 nëntor

Zgjerimi i BE do të jetë zyrtarisht në axhendën e një takimi të ministrave të jashtëm dhe evropianë të BE që do të mbahet në Bruksel më 19 nëntor, njoftohet nga Këshilli Evropian, përcjell FLAKA.

Ministrat nga vendet anëtare të BE-së që mbështesin zgjerimin kanë insistuar që tema të kthehet në rendin e ditës sa më shpejt që të jetë e mundur, por nuk duhet të pritet ndonjë konkluzion. Ministrat do të diskutojnë për gjendjen e punëve për momentin, dhe burime diplomatike i ka thënë MIA-s se ata presin që Franca të paraqesë kërkesa më të hollësishme për propozime për të reformuar metodologjinë e zgjerimit.

Zgjerimi dhe bllokimi i negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ishin objekt diskutimi në takimin e djeshëm joformal të ambasadorëve në Bruksel.

Diplomatët e kanë interpretuar këtë si një përpjekje për të mbajtur gjallë temën e zgjerimit të BE-së dhe një sinjal politik që BE nuk po heq dorë nga kjo politikë.

Maqedonia u bllokua nga Franca në Këshillin e fundit Evropian, ndërsa Hollanda dhe Danimarka bashkë me Francën kundërshtuan fillimin e negociatave të pranimit për Shqipërinë.

Franca po kërkon të reformojë procesin e negociatave dhe metodologjinë e saj, por Paris nuk ka bërë ende ndonjë propozim konkret për këtë reformë. FLAKA

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka November 6, 2019 21:07