“Dit e Nat” së shpejti nga Flaka Krelani

“Dit e Nat” së shpejti nga Flaka Krelani

Flaka Krelani s’po e ndal punën për projekte të reja muzikore.

Artistja gjakovare është në përgatitje të një kënge të re e që do të lansohet së shpejti.

 

Kështu ka bërë të ditur vetë ajo në një postim në Instagram duke zbuluar edhe titullin e këngës.

“Dit e Nat”, së shpejti”, ka shkruar Flaka në mbishkrimin e postimit.

Kujtojmë që kënga e saj e fundit është bashkëpunimi me reperin J.Pak “Gun Shot”.

Ndërkohë, gjatë kohës së pandemisë Flaka Krelani u ka qëndruar afër adhuruesve me postime dhe fotografi të  ndryshme në rrjetet sociale.

 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 2 Qershor, 2020 22:49

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.