Dita Botërore e SPOK-ut, 250 njerëz vdesin në botë si pasojë e sëmundjes

Dita Botërore e SPOK-ut, 250 njerëz vdesin në botë si pasojë e sëmundjes

Numri i personave me sëmundjen pulmonare obstruktive kronike, pra sëmundjet e mushkërive, është rritur. Çdo i 10 person mbi moshën 40 vjeç vuan nga kjo sëmundje.

Simptomat që shfaqen më shpesh janë: mosmbushja me frymë, shtrëngimi në kraharor, kollitja e tepërt, sidomos në mëngjes, fishkëllima në frymëmarrje etj.

Për shkak pirjes së duhanit më së shumti vuajnë të rinjtë, por gjithashtu këtë gjendje e përkeqëson edhe ndotja e ajrit. Instituti i Sëmundjeve të Mushkërive dhe Tuberkulozit në Shkup trajton 800 deri në 1000 raste çdo vit.

“Çdo i 10 pacient mbi moshën 40 vjeç ka sëmundjen obstruktive kronike. Kjo sëmundje shumë shpesh mund edhe mos të diagnostifikohet për shkak ngadalësimit deri në paraqitje”,- u shpreh mjekja, Biljana Ilievska – Popovska.

Instituti i sëmundjeve të mushkërive organizoi kontrolle preventive falas për qytetarët. Shumë prej tyre u dhanë udhëzime për kontrolle shtesë.

“Nuk më dolën mirë rezultatet, tani më dhanë një fletë që të bëj kontrolle shtesë tek Instituti i Sëmundjeve të Mushkërive”,- theksoi një qytetar.

“Ndonjëherë kam problem me frymëmarrjen, sidomos në mbrëmje”,- tha një qytetar.

“Më herët kam pasur problem me mushkri, tani do të bëjë një kontroll këtu për të parë pse mos të shfrytëzojmë mundësinë”,- u shpreh një qytetar.

Në RMV janë të regjistruar 150 mijë persona, ndërsa në botë numri i individëve që vuajnë nga këto sëmundje kap shifrën prej 250 milionë. Sëmundja pulmonare obstruktive kronike është shumë i përhapur në vendet me të ardhura të ulëta. (TVM2)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 20 Nëntor, 2019 19:58

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.