Dita Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë – ende nuk ka kushte të përshtatshme në Maqedoni

Desk
By Desk April 28, 2020 21:59

Dita Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë – ende nuk ka kushte të përshtatshme në Maqedoni

Vendi po dështon në mbrojtje në vendin e punës, mjedisi është i pasigurt dhe po vdiset në vendin e punës, pretendon Millan Petkovski nga Shoqata e Maqedonisë e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë. Ai thotë se numri i madh i punëtorëve shëndetësorë të sëmurë që ne nuk kemi arritur t’i mbrojmë në kushte pandemie tregon një problem sistematik, përcjell FLAKA.

“Nëse për momentin kemi një situatë në Maqedoni me afro 200 persona që janë punëtorë shëndetësorë të sëmurë, të cilët janë bartës të virusit, atëherë mund të themi se kemi dështuar diku”, tha Millan Petkovski nga Shoqata e Maqedonisë e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë.

Organizata Ndërkombëtare e Punës gjithashtu kërkon që t’i kushtohet më shumë vëmendje mbrojtjes dhe sigurisë në punë të atyre më të ekspozuar ndaj pandemisë, siç janë punonjësit e shëndetit, shërbimet e urgjencës, punëtorët e angazhuar te shitjet me pakicë dhe shërbimet e pastrimit.

“Të gjithë punëdhënësit duhet të bëjnë vlerësime të rrezikut paraprakisht dhe të sigurojnë që vendet e tyre të plotësojnë kriteret e rrepta për sigurinë dhe shëndetin në punë për të minimizuar rrezikun e ekspozimit ndaj punëtorëve me COVID-19. Pa kontrolle të tilla, vendet përballen me një rrezik shumë të vërtetë të rigjallërimit të virusit”, thonë nga ONP.

Sot shënohet Dita Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, e cila këtë vit mbahet nën moton “Le të ndalojmë pandeminë: Siguria dhe shëndeti në punë mund të shpëtojnë jetë”. FLAKA

Desk
By Desk April 28, 2020 21:59