Dita e 8 e protestave, kundër vendimit të Ivanovit

Dita e 8 e protestave, kundër vendimit të Ivanovit

Protesta e tetë me radhë kundër vendimit të presidentit Gjorgje Ivanov. Protestuesit edhe sot u mblodhën para PPS.

Duke thirrur “Nuk ka drejtsi nuk qetsi” marshi marshi i protesuesve nisi drejt Kuvendit të RM-së.

Forcat policore ishin të  pozicionuar në çdo cep të qendrës së Shkupit. Kërkesat e protestuesve vazhdon të jetë tërheqja e vendimit të presidentit për abolim, ndaj të gjithë personave ndaj te cilëve po behet hetim nga ana e Prokurorisë Speciale.

Orhan Murtezani anëtar i Këshillit Opozitar theksoi se edhe shqiptarët duhet të protestojnë me qëllim që të mbështete puna e PPS.

“Mbështetja e prokurorisë është një mesazh shumë I qartë se gjitha rastet e montuara ndaj shqiptarëve duhet të rihapen dhe të kthehen në gjykim. Kjo tani është një betejë e qytetarëve  për lirin e tyre për dinjitetin e tyre për demokratizimin e shtetit. Pushteti aktual jo vetëm që është diktatorial, të njëjtën kohë është edhe kundër demokracisë dhe kundër perëndimit”, u shpreh Orhan Murtezani, këshilli opozitar.

Nuk munguan edhe protestues të komunitetit shqiptar për të shprehur revoltën ndaj presidentit Ivanov.

“Ku i zgjodhi Ivanovi pikërisht këta persona me i falë. Ivanovi pikë së pari duhej ta fal të dënuarit e  rastit të Sopotit, që e dimë krejt se janë të pafajshëm, kemi rastin Monstra, pse i mbajnë ata të burgosur”, u shpreh një nga protestuesit.

Në protesta u panë edhe figura politike. Aty ishin përfaqësues të Unitetit, si Gëzim Ostreni e Zulfi Adili ndërsa nuk mungoi as lideri i opozitës Zoran Zaev.

Nga kuvendi, protestuesit u drejtuan kah ndërtesa e qeverisë, aty qëndruan për një kohë duke thirrur drejt forcave policore “Ejani me ne”.  Protesta kryesisht ishte e qetë ndërsa ajo përfundoi përpara zyrave të qytetit të Shkupit në rrugën “Ilindesnka”.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Prill 20, 2016 21:24

REKLAMA