Dita e botërore e varfërisë: Aktivitete të ndryshme humanitare në vend

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 17, 2020 19:35

Dita e botërore e varfërisë: Aktivitete të ndryshme humanitare në vend

Më shumë se 2.2 miliard njerëz në botë janë të varfër ose janë në prag të varfërisë, ndërsa në Maqedoninë e Veriut më shumë se 450 mijë qytetarë jetojnë me një vakët ditor edhe pse 12 mij tonelata ushqim përfundojn në mbeturina në nivel vjetor. Me rastin e ditës botërore të varfërisë në disa qytete të vendit u organizuan aktivitete të ndryshme humanitare.

“Nuk jemi të vetëdijshëm se sa shumë ushqim ne hudhim. Ngritja e vetëdijes është në bashkëpunim me supermarketet por edhe ne si qytetarë të gjithë së bashku duhet të kursejm në hudhjen e ushiqimit. Mendoj se edhe amvisrit por edhe shpërndarësit hudhitn shumë ushqim”, u shpreh aktivistja humanitare.

Carovska: Kemi përmirsuar standardin e jetesës

Përmirësimi I standardit të jetesës dhe ulja e varfërisë vazhdon të jetë një nga prioritet e qeverisë theksoi minsitrja arsimit Mila Carovska.

“Jo vetëm kjo pandemi por edhe panedmitë tjera të njoura botërore por edhe krizat e ndryshme kanë sjellur rritjen e hendekut social. Dhe pikrëisht për këtë ne nuk duhet të lejojmë që kjo të na ndodh, dhe duhet të kujdesemi që të gjitha masat ti përfshijnë kategoritë më të rrezikuara në pjesën e e ekonomisë dhe në anën tjetër të sigurojmë qasje që gjithsecili të ketë mundësi për mbrojtje shëndetësore. Të mos harrojmë se arsimi madje është dalje e vetme nga varfëria”, theksoi minsitrja arsimit Mila Carovska.

VMRO: Politikat e gabuara kanë rritur varfërinë

Përderisa pushteti u lavdrua se ndihmat për qytetarët e rrezikuar nuk munguan as gjatë krizës me koronavirusin, nga opozitarja VMRO DPMNE theksuan se kjo qeveri jo vetëm që nuk e zvogëloi varfërinë, por bëri të kundërtën, rriti atë në një normë shumë të lartë.

“Raporti i Bankës Botërore parashikon që deri në fund të vitit varfëria do të arrijë 23% të popullsisë, fakt që nënkupton se mbi 450 mijë qytetarë do të jenë në prag të luftës për egzistencë. Për vetëm një vit, politikat tragjike ekonomike të Kryeministrit të një prej vendeve më të varfra në botë, Zaev, ka rritur varfërinë deri në 6%. Ekonomia e vendit po përballet me një recesion që nuk është parë që nga 2001. Nëse LSDM do të ishte kujdesur për kategorit më të rrezikuara, nuk do të kishte lënë mbi 40,000 qytetarë pa punë për vetëm disa muaj”, theksojnë nga VMRO-DPMNE.

Nga VMRO akuzuan se pushteti punon vetëm për të rritur pasusinë e funaksionarëve të saj dhe fare nuk brengsoet për përimirësimin e jetesës së qytetarëve./Tvm2

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 17, 2020 19:35