Dita e Europës, Zaev: Zgjodhëm Europën që në luftën çlirimtare. Ish partizanët: Ne luftuam, tani ju takon juve të na çoni në BE

Desk
By Desk May 9, 2019 19:14

Dita e Europës, Zaev: Zgjodhëm Europën që në luftën çlirimtare. Ish partizanët: Ne luftuam, tani ju takon juve të na çoni në BE

Fitore e cila u festua edhe në Shkup nga ish partizanët. Kryeministri Zaev potencoi me këtë rast se fryma europiane lindi pikërisht në ditën kur u mposht fashizmi dhe Europa e bashkuar është meritë e luftës çlirimtare të popujve të shkelur.

“Fituan fashizmin në territorin e vendit tonë, a me atë edhe në të gjithë Europën dhe na dhuruan një shtet i cili në historinë e tij të re po ecën në rrugën e bashkëpunimin dhe solidaritetit, dhe tani është pranë dyerve të BE-së. Ne banorët e këtij vendi të vogël zgjodhëm Europën dhe frymën europiane, sepse atë na keni trasuar ju dhe sot me shumë dëshirë po festojmë ne dhe të gjithë popujt e Europës”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.

“Me mbi 1 milion e 700 mijë viktima, shumë civilë të lënduar e shpërngulur, ishte çmimi që pagoi populli ynë për ta larguar agresorin”,- tha veterani i luftës nacional-çlirimtare, Nikolla Stojanovski.

“Shtetin e ndërtuam të gjithë së bashku, ndërsa nga sot fillon një erë e re e një vendi evropian, që ju mbetet juve si politikanë të rinj dhe të guximshëm”,- theksoi nënkryetari i Sindikatës së Veteranëve, Borko Zafirovski.

Pjesë e festës u bënë edhe fëmijët që dhanë mesazhin se rrugëtimi europian filloi nga luftërat nacional-çlirimtare, por ata do të jenë brezi që frytet e atëhershme do t’i shijojë nesër në një vend anëtar të NATO-s dhe BE-së.

Desk
By Desk May 9, 2019 19:14