Dita e mësuesit, Ali Ahmeti viziton kujdestarin e tij të klasës | VIDEO

Desk
By Desk March 7, 2020 19:32

Dita e mësuesit, Ali Ahmeti viziton kujdestarin e tij të klasës | VIDEO

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka vizituar kujdestarin e tij të klasës, profesorin Imer Mehmedi, me rastin e ditës së mësuesit 7 marsi dhe i ka dhuruar një libër.

Ali Ahmeti:
“Profesor, me rastin e ditës së 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, ditës së arsimit unë dua t’ju dhurojë një libër ku përfshihet një pjesë e veprimtarisë, e rezistencës, e organizimit që ka të bëjë edhe me arsimin, në këtë rast të gjithë mësuesve, të gjithë atyre njerëzve që kanë bërë që shqiptarët ndryshe të jetojnë, që shqiptarët ta ndryshojnë veten e tyre, që shqiptarët të rreshtohen në resht me të gjithë popujt e qytetëruar, unë për shënim dhe përkujtim të kësaj dite do t’ua lë një libër këtu.”

Kujdestari I. Mehmedi:
“Faleminderit, më ke kujtuar gjithmonë dhe vazhdon të na kujtosh. Edhe këtë e ndaj me kolegët e mi të së kaluarës, edhe atyre për shumë vite dhe mote dita e arsimit shqip.”

 

  

 
 

  

Desk
By Desk March 7, 2020 19:32