Dita e mësuesit, në ITKShShM u mbajt tribunë shkencore

Desk
By Desk March 7, 2020 19:03

Dita e mësuesit, në ITKShShM u mbajt tribunë shkencore

Në ITKSHSHM u mbajt tribunë shkencore për gjendjen e arsimit në vend për nder të ditës së mësuesit 7 Marsit.

Të pranishmit thanë se duhet më shumë të përkushtohemi dhe të punojmë për ngritjen e cilësisë se arsimit.

“Pas viteve të 90-ta ,pas shpërbërjes së Jugosllavisë u hapën shumë procese demoktarike që mundësuan që shqiptarët të shijojnë edhe shkollat shqipe ,u hapën edhe univerzitete … por ku jemi tash në shëkullin e 21 ,parashtrohet pyetja pse nuk po bashkëvepron politika me lëvizjen arsimore ,ka një shkëputje dhe për atë unë …jam I mendimit se patjetër është që të lind një lëvizje iluministe arsimore që proceset të shkojnë përpara”, u shpreh drejtori i ITShKShM-së, Skender Hasani.

“Cdo njeri pavarësisht se cfarë detyre ka sot ,ministër politikan afarist,apo punëtor ka qenë dikur nxënës ,dikur ka apsur përballë mësuesin që nuk e kursente kohën ,frymën jetën e pasionin për ti pisur me dije dhe kulturë gjeneratat e kohës”, theksoi Safet Neziri këshillëtar në MASh.

“Ne sot të gjithë duhet ta pranojmë një gjë se arsimi në RMV është në një ngërc të themi ,kemi shumë sfida para vetes sonë …prandaj arsimi mos të shihet si biznes ,most ë ndikohet nga politika port arsimi duhet të shihet si një mission kombëtar”, u shpreh drejtori i zbatimit të gjuhëve Ylber Sela.

“Mesazhi kryesor tash edhe sa vite …është dhe mbetet ngritja e cilësisë në arsim ..sepse cdo punë që e bëjmë pa marrë parasysh a jemi në shkollë shërbëtor apo mësimdhënës apo deputet ,nuk mundet një punë e suksesshme të mbarohet në qoftë se nuk ke vullnet për atë punë”, theksoi kryetari i LASH-it, Nuhi Dardhishta.

7 Marsi dita e mësuesit është një ngjarje e rëndësishme kulturore dhe kombëtare në të gjitha trevat shqiptare.

Mësonjtorja e Korcës si shkollë e parë shqipe u hap më 7 Mars të vitit 1887.

Kuadrot e para të mendimit patriotik shqiptar ishin mesuesit Petro Nini Luarasi, Naci Nuci dhe drejtor I parë ishte Pandeli Sotiri.

Këta ishin një ndër rilindësit shqiptarë që kontribuan në përhapjen dhe mësimin e gjuhës shqipe.

Desk
By Desk March 7, 2020 19:03