Dita e Mësusit, përplas BDI- në dhe ASh- në për kushtet në arsim

Desk
By Desk March 7, 2020 19:11

Dita e Mësusit, përplas BDI- në dhe ASh- në për kushtet në arsim

7 marsi- dita e Mësuesit, përplas BDI-në dhe Aleancën për Shqiptarët.

Nga BDI urojn ditën e Mësuesit dhe thonë se duke pasur prioritet apsolut arsimin janë përkujdesur që punonjësit në arsim të kenë kushte më të mira për punë, mundësi për ngritje në karrierë, por edhe kanë siguruar paga më të larta.

“Kujtojmë se brenda një periudhë dyvjeçare pagat e mësimdhënësve në shkollat fillore dhe të mesme janë rritur për 21%. Kjo është një rritje historike dhe ne mburremi për këtë fakt. Ndërkohë që janë rritur edhe pagat për punonjësit e institucioneve të arsimit të lartë për 5% dhe së shpejti, pas gjetjes së një zgjidhjeje juridike, të njëjtit do të kenë rritje të pagës edhe për 10% – çështje kjo që tashmë është dakorduar. Sigurisht që edhe pagat e punonjësve në institutet shkencore janë rritur për 25%. Mund të konstatojmë se sot, mësuesit dhe nxënësit tanë, punojnë dhe mësojnë në kushte shumë më të mira.”, thuhet në komunikatën me shkrim nga BDI me rastin e ditës së Mësuesit.

Ndërkohë Ilire Dauti nga Alenaca për Shqiptarët thonë se urimi për mësuesin do të kishte më shumë kuptim nëse nxënësve shqiptar nuk do tju cenohej e drejta për të mësuar shqip, ndërsa pamjet nga shkollat nuk do të ishin kaq të tmerrshme.

“Nxënësit e Çashkës, Idrizovës e Manastirit detyrohen të mësojnë në gjuhë të huaj, përderisa ata të Bllacës ende ecin me kilometra në një shtet të huaj, sepse shteti i tyre nuk ka arritur t’u sigurojë as objekt shkollor.Urimi në ditën e mësuesit nuk është kuptimplotë kur nxënësit e tij edhe tani kur më shumë së një muaj që ka filluar gjysmë vjetori i dytë ende nuk kanë tekste shkollore. E ata që i kanë janë të grisura, gjysmë apo çerek libra e madje përmbajtja e tyre fyen rëndë historinë e lexuesit apo e tall atë”, theksoi Ilire Dauti nga Alenaca për Shqiptarët.

Sipas ASH-së urimi për mësuesin do të kishte kuptim kur arsimi nuk do të ishte i politizuar e nxënësit më të mirë të tyre nuk do të ikin nga vendi në kërkim të një jete më të mirë.

Desk
By Desk March 7, 2020 19:11