“Dita e të vdekurve” Nis parada 4-ditore e festimeve tradicionale

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Nëntor, 2021 23:27

“Dita e të vdekurve” Nis parada 4-ditore e festimeve tradicionale

Meksikanët janë bërë bashkë në sheshin kryesor të Mexico City, El Zocalo, në parade tradicionale për të festuar “Ditën e të Vdekurve”.

Festa e përvitshme nderon të vdekurit përmes një sërë traditash të ndryshme: altarë me fotografitë e tyre, parada, dekorime me kafka dhe skelete, si dhe dhurata të shumta që lihen rrugëve ose në varreza. Këtë vit atmosfera duket e rigjallëruar pas shtyrjes së festimeve për shkak të pandemisë Covid 19.

Festimet zgjasin katër ditë dhe janë një shfaqje e vërtetë e historisë, artit, kulturës dhe ushqimit.

Më 1 nëntor, njerëz të veshur me kostume të frikshme, të pikturuar në fytyrë me grim të rënduar, shëtisin nëpër rrugët me kalldrëm të Meksikos duke përfunduar te katedralja e shekullit të 17-të në sheshin kryesor.

Në vitin 2008, festa u shtua në listën e UNESCO-s dhe qyteti i San Miguel de Allende u cilësua si vendi ku festohet më mirë kjo ditë.

Ky qytet piktoresk i njohur për arkitekturën shumëngjyrëshe, është gjithashtu ndër me të vizituarit nga turistët.

Pavarësisht ngjashmërisë, “Dita e të Vdekurve” nuk është e lidhur drejtpërdrejt me Hallounin, festën tradicionale të amerikanëve.

Në këto ditë festimesh altarët dhe faltoret mbushen plot me fotografi, dhurata dhe ushqime, duke mbledhur bashkë familjarë dhe miq.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Nëntor, 2021 23:27
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.