Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Dita e Tokës: Të hënën në Tetovë do të organizohet aksion i madh pastrimi

Dita e Tokës: Të hënën në Tetovë do të organizohet aksion i madh pastrimi

Redaksia

Me rastin e Ditës së Tokës, më 22 Prill 2019 në Tetovë do të organizohet një aksion i madh pastrimi nga vullnetarë, aktivistë të organizatave të ndryshme që funksionojnë në qytetin e Tetovës dhe me përkrahje të vetë organizatave dhe disa bizneseve private, njoftojnë aktivistët, transmeton Portalb.mk.

Grumbullimi i vullnetarëve do bëhet në sheshin Iliria me fillim në ora 12.45, kurse aksioni i pastrimit fillon në ora 13.00.

Aktivistët njoftojnë se janë paraparë të pastrohen shtatë zona të ndryshme në qytet, përfshirë qendrën sportive, skejt parkun, dy anët e lumit Shkumbin (nga ura e gurrit deri tek rruga industriale), hapësirat e gjelbërta midis dhe anash  bulevarit Iliria, rrënjët e drunjve të mbushura me filtera cigaresh, prapa gjyqit si dhe zona rreth stadiumit të qytetit.

Ata ftojnë të interesuarit që t’i bashkangjiten këtij aksioni në ora 12.45 në sheshin Iliria në Tetovë, kurse nga ora 15.00 deri në 17.00 do ketë një festë të vogël poashtu në sheshin Iliria.

Organizatorët njoftojnë se qëllimi i këtij aksioni është të shënohet Dita e Tokës edhe në Tetovë, dhe të punohet në ngritjen e vetëdijes se mbeturinat që lëmë pas vetes nëpër rrugë, trotuare, hapësira publike, rrënjë pemësh (etj) nuk largohen vet dhe se e bëjnë qytetin tonë të duket akoma më keq.

“Çdo kush duhet të ketë përgjegjësi dhe rol për një mjedis më të pastër”, thonë organizatorët.

Continue Reading

Previous: Rrugëtimi i Edita Bytyqit nga Shkupi në Columbia University
Next: Sot po mban mot me diell dhe me temperatura relativisht të larta

Të ngjashme

REDAKT....Tani-ne-si-komision-kemi-dalur-nw-teren-Urim-750x430 Tetë vite premtime për një bulevard

Tetë vite premtime për një bulevard

Redaksia
euro-750x430 Kujt do i konfiksohet pasuria me ligjin e ri?

Kujt do i konfiksohet pasuria me ligjin e ri?

Redaksia
parqet-768x440-1 Parqet vlonin nga qytetarët, të rinjtë thonë se u mungojnë kafenetë

Parqet vlonin nga qytetarët, të rinjtë thonë se u mungojnë kafenetë

Redaksia

TË FUNDIT

Sosiedati-780x470 Sosiedati ia dedikon trofeun heronjëve të vërtetë

Sosiedati ia dedikon trofeun heronjëve të vërtetë

ZHrgrova-780x470 Zhegrova me 2 gola siguron fitoren Bazellit

Zhegrova me 2 gola siguron fitoren Bazellit

514854-WaJqRzi285 Albumi i Lipës renditet si më i shitur i 2021-tës në Mbretërinë e Bashkuar

Albumi i Lipës renditet si më i shitur i 2021-tës në Mbretërinë e Bashkuar

2 Justin Bieber mban koncert privat me nxënësit në një shkollë

Justin Bieber mban koncert privat me nxënësit në një shkollë

111 Vizitoi Kosovën në 2013, videoja kur DMX kërcente valle shqiptare

Vizitoi Kosovën në 2013, videoja kur DMX kërcente valle shqiptare


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.