Dita ndërkombëtare e luftës kundër korrupsionit, Grubi: Veting për politikanët, gjykatësit dhe prokurorët

Redaksia
By Redaksia 9 Dhjetor, 2022 19:54

Dita ndërkombëtare e luftës kundër korrupsionit, Grubi: Veting për politikanët, gjykatësit dhe prokurorët

9 dhjetori shënohet si Dita ndërkombëtare e luftës kundër korrupsionit, ndaj me këtë rast zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka bërë edhe një herë thirrje për transparencë totale ndaj qytetarëve, duke sqaruar të ashtuquajturin Ligjin për Veting.

Grubi shton se vetëm një ligj i tillë është garancë për rikthimin e besimit të qytetarëve në insitucionet e vendit.

Njoftimi i plotë:

Në Ditën ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit vlerësoj se Ligji për Veting të politikanëve, gjykatësve dhe prokurorëve të dikurshëm, të tanishëm dhe të ardhshëm, është mënyra më e mirë për të rikthyer besimin e qytetarit në institucionet dhe proceset.
Ligji për veting parasheh themelimin parlamentar të një komisioni të pavarur për të kontrolluar integritetin dhe kredibilitetin e të gjithë bartësve të institucioneve para se të zgjidhen ose emërohen.

Redaksia
By Redaksia 9 Dhjetor, 2022 19:54