Dita Ndërkombëtare e Teatrit në izolim, Teatri i Tetovës në prova online, ai i Shkupit javën tjetër merr vendimin

Dita Ndërkombëtare e Teatrit në izolim, Teatri i Tetovës në prova online, ai i Shkupit javën tjetër merr vendimin

Gjendja e jashtëzakonshme me koronavirusin i ka bllokuar edhe teatrot e vendit, të cilët për shkak se nuk lejohen grumbullimi i më shumë se 5 vetave në hapësira publike dhe të mbyllura, kanë ndërprerë të gjitha aktivitetet.

Sot ata po shënojnë ditën ndërkombëtare të teatrit, por kanë apeluar te publiku të qëndrojnë në shtëpi që me pjekur të kalohet edhe kriza e shkaktuar nga koronavirusi.

Por, megjithatë disa prej teatrove në vend duket se kanë gjetur mënyra alternative për ta mbajtur aktive vëmendjen e publikut.

Teatri i Komedisë në Shkup ka uruar për ditën e sotme dhe i ka propozuar qytetarëve të ndjekin kanalin e tyre në “Youtube”.

“Të gjitha punët që nuk kanë të bëjnë me masivitet njerëzish, i kemi kryer në mënyrë normale. Dua të them se pardje kemi filluar edhe me prova online, provat e leximi, sepse provat praktike kërkojnë prezencën e të gjithë njerëzve brenda teatrit”, tha Blerim Ismani.

Edhe pse në një gjendje të jashtëzakonshme dhe në kohë të pandemisë, Teatri i Shkupit gjatë javës së ardhme po pret vendimin e shumëpritur, lejen për përdorimin e objektit të rikonstruuar tashmë e 5 vjet.

“Edhe ne po mundohemi të tejkalojmë këto zbrazëtira që të mund të funksionojmë në këtë kohë pa kohë, qoftë me administratën apo edhe me kolegët dhe punëtorët që i kemi, sepse është një kohë që çdo minutë duhet ta shfrytëzojmë”, deklaroi Muretzi.

Që të gjithë teatrot në vend kanë apeluar publikun që të qëndrojnë në shtëpi, që me pjekuri ta tejkalojmë edhe këtë gjendje të vështirë të shkaktuar nga koronavirusi.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 27 Mars, 2020 19:49

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.