Dita rekord, regjistrohen 46 raste të reja, gjiithsej 430 të infektuar

Driton Zenku
By Driton Zenku April 3, 2020 15:04

Dita rekord,  regjistrohen 46 raste të reja, gjiithsej 430 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Klinikën për sëmundje infektive kanë ndërruar jetë dy pacientë. Njëri pacient për të cilin Alsat njoftoi më herët është nga Kumanova, i moshës 70 vjeçare dhe vuante nga disa sëmundje, ndërkohë që akoma priten rezultatet e testit për të parë nëse ka qenë i prekur edhe nga virusi Korona.

Ndërsa pacienti tjetër është i moshës 68 vjeçare, nga një fshat i rrethit të Tetovës i cili vuante nga shtypja e lartë e gjakut.

Ndërkohë sot nga Klinika për sëmundje infektive pas dy testeve për Kovid-19, që rezultuan negativ janë lëshuar në shtëpi tre pacientë të cilët ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 46 raste të reja me koronavirus. Sipas qyteteve: Shkup-13, Kumanovë-23, Dibër-2, Prilep-1, Tetovë-2, Veles-2, Gostivar-1 dhe Gjevgjeli-2. Me këtë numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi arrin në 430.

Sipas vendbanimeve, deri tani raste me Kovid-19, janë regjistruar në:
Shkup – 208
Kumanovë – 85
Dibër – 49
Shtip – 15
Prilep – 22
Tetovë – 15
Strugë – 9
Veles – 8
Manastir – 4
Ohër – 3
Kavadar – 2
Gostivar – 2
Gjevgjeli – 4
Kriva Pallankë – 2
Koçan – 1

Driton Zenku
By Driton Zenku April 3, 2020 15:04