Ditët e Alfabetit 2020, ITKSH aktivitete kushtuar iluministëve shqiptarë

Desk
By Desk November 14, 2020 19:39

Ditët e Alfabetit 2020, ITKSH aktivitete kushtuar iluministëve shqiptarë

Me promovimin e revistës priodike shkencore ‘Ditët e Alfabetit’, Institutit për Trashëgimi Kulturore dhe Shqipërtërore të shqiptarëve në Shkup, nisi aktivitetet për shënimin e 22 nëntorit ‘Ditës së Alfabetit’.

Kryeredaktori i botimit, Sevdail Demiri theksoi se botimi grumbullon aktivitetet që përshkojnë manifestimin Ditët e Alfabetit, përfshi këtu fjalime, recenzione dhe vështrime.

“Të gjitha këto besoj se do të jenë një lloj dokumentimi shum i mirë edhe për shkencën albanologjike në përgjithësi, për arikivin shqiptarë në përgjithësi meqë do të kemi një lloj vazhdimësie të të gjitha aktiviteteve dhe në një rast që të gjitha këto zhvillime kulturore dhe shkencore ti kemi me një botim të veçantë të institutit.” – tha Kryeredaktori i botimit ‘Ditët e Alfabetit’, Sevdail Demiri.

Ky edicion i dytë i ‘Ditëve të Alfabetit’ i kushtohet iluministëve shqiptare. Drejtori i institutit, Skender Asani u shpreh se axhenda e manifestimit të sivjetëm synon t’i jep një mirënjohje modeste gruas shqiptare për kontributin e dhënë në më shumë fusha.

“Ditët e Alfabetit sivjet kemi dashur ti vendosim në kontekst të gjithë frymës emancipuese e kulturore që ka prodhuar angazhimi i pandalshëm i gruas shqiptare që nga motrat Qiriazi duke qenë pjesë e Kongresit të Manastirit e deri tek krijueset, akademiket, këngëtaret, albanologët, arkeologët, veprimtaret dhe diplomatet e ditëve të sotme.” – u shpreh Drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani.

Zëvendës Kryeministri Artan Grubi përshëndeti aktivitetet, ndërkaq kërkoi nga Shqipëria dhe Kosova që t’i kushtojnë vëmendje më të madhe shënimit të kësaj date sikurse në Maqedoninë e Veriut.

“Kjo datë të marrë pak vëmendje më të madhe edhe në Shqipëri edhe në Kosovë, në mënyrë që të merr vendin e merituar ashtu siç është edhe dhjetë qershori I 78-ës dhe 28 nëntori I vitit 1912-ës, për arsye se ne rangojmë në të njëjtin rang sikurse janë edhe ato data të rëndësishme për historinë e përbashkët shqiptare.” – theksoi Zv.Kryeministri i vendit, Artan Grubi.

Aktivitet e manifestimit vijuan me homazhet  në varrin e Gjerasim Qiriazit në Strumicë, një nga figurat më të ndritshme të kombit i cili bashkë me familje dha kontribut madhor në emancipimin e kombit shqiptarë. (TVM2)

 

Desk
By Desk November 14, 2020 19:39