Djali i Nenad Rashiqit rrihet brutalisht në Graçanicë

Djali i politikanit të njohur serb të Kosovës, Nenad Rashiqit, është rrahur sot gjatë ditës derisa ai po dilte nga shkolla.
Nikolla Rashiq, djali i Nenad Rashiqit, është rrahur nga rreth 30 persona në fshatin Llapnasellë të Graçanicës derisa po dilte nga shkolla.
Nenad Rashiq, në një intervistë për Kallxo ka treguar se djali i tij është sulmuar me boksa të hekurt e çekiç.
Nikolla Rashiq ka pësuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në kokë, ku sipas babait të tij i janë thyer dhëmbët.
Rasti është raportuar edhe në Policinë e Kosovës dhe deri më tani ende nuk ka të arrestuar.