Dje në Tetovë karotrecit ka ngritur gjithsej 17 vetura, ishin parkuar gabim

Dje në Tetovë karotrecit ka ngritur gjithsej 17 vetura, ishin parkuar gabim

Sektori për punë të brendshme-Tetovë, për një kohë të gjatë intezivisht është duke realizuar aktivitete prevendivo-kontrolluese, për rend më të madhë lidhur me parkimet në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit, transmeton Gostivari Sot 

“Dje (16-shtator) në Tetovë, shërbimi i karotrecit ka ngritur gjithsej 17 vetura, të cilat kanë qenë në
mënyrë jo të regullt, gjegjësisht gabim të parkuara, kurse pronarët e 18-veturave tjera kanë marur
vërejtje me shkrim, për shkak se i kanë patur të parkuara gabim veturat e tyre. Kurse në Gostivar, 4
vetura kanë qenë të ngritura nga shërbimi i karotrecit”, njoftuan nga SPB – Tetotovë.

Edhe gjatë këtij muaji, veturat e sanksionuara për gabim parkim, kanë të bëjnë me parkimin në zona të
udhkryqeve, hapsira të gjelbëruara, në trotuare ose në hapsira tjera publike të trafikut, të cilat kanë
penguar lëvizjen normale dhe të sigurtë të pjesmarësve në trafik, por vlen të përmendet edhe
parkimi paralel në korsinë e dyte, që shkakton pengesa të mëdha me qarkullimin e lirshëm, kryesishtë të automjeteve më të rënda si mjetet ngarkuese dhe autobusët.

“Kështu që, theks i veçantë i këtyre aktiviteteve është përqëndruar në rrugët dhe trotuaret në afërsi
të shkollave fillore dhe të mesme që gravitojnë në pjesët qëndrore të qyteteve”, vijon kumtesa nga Policia.

Gjithashtu, gjatë ditës së djeshme (16-shtator) janë zbuluar edhe 14 vozitës (TE-4 dhe GV-10), të cilët
kanë drejtuar automjetin para se të kalojnë provimin për patentë shoferi. Gostivari Sot

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 17, 2019 13:03

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA

PARTNER