Do të ketë tender të ri për autostradën Shkup – Bllacë

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 18, 2019 21:53

Do të ketë tender të ri për autostradën Shkup – Bllacë

Ndërtimi i fazës së parë të autostradës Shkup-Bllacë, përkatësisht zgjedhja e një kontraktori, do të marrë ca kohë pasi të jetë anuluar tenderi sepse oferta nga konkurrenti i vetëm ishte shumë e shtrenjtë dhe çmimi ka tejkaluar buxhetin e parashikuar, përcjell FLAKA.

Ndërmarrja e Rrugëve Publike për “Meta” njofton se do të shpallet një tender i dytë në ditët në vijim për ndërtimin e 2 km të parë të të gjithë itinerarit të gjatë 12.5 km.

Ndërtimi i kësaj autostradë duhet të përfundojë Korridorin 10 përmes Maqedonisë dhe të kushtojë 110 milion euro dhe të ndërtohet deri në vitin 2023.

Dokumentacioni i projektit për fazën e dytë të autostradës do të përgatitet në prill – qershor të vitit të ardhshëm, pas së cilës do të shpallet një tender për ndërtimin e tij. FLAKA

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 18, 2019 21:53