Do të testohen gjithë personat që kanë pasur kontakt me drejtoreshën e Dermatologjisë

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 24, 2020 19:37

Do të testohen gjithë personat që kanë pasur kontakt me drejtoreshën e Dermatologjisë

Dymbëdhjetë të infektuar të ri me koronavirus ka gjatë 24 orëve të fundit në vend. Prej tyre shtatë janë në Shkup, pesë në Kumanovë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve me këtë virus në vend arrin 148, ndërsa dy kanë vdekur, kumtoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën e sotme për media.

Sipas vendit të banimit, prej numrit të përgjithshëm të të infektuarve 88 janë në Shkup, 40 në Dibër, Kumanovë tetë, Shtip shtatë, Kavadar dhe Ohër nga dy dhe një në Gostivar.

Në Klinikën infektive janë hospitalizuar 29 pacientë, prej të cilëve në gjendje të rëndë të përgjithshme në aparat respirator është një paciente, e cila ditëve të fundit nuk ka ndryshim, gjashtë janë me pasqyrë më të rëndë, por nuk janë vendosur në aparat respirator. Në ambulancë, siç potencoi Filipçe janë kontrolluar shtatë pacientë dhe është marrë një strisho. Tre pacientë kanë trajtim spitalor, ndërsa tre janë në trajtim shtëpiak.

Filipçe kumtoi se prej sot Instituti i Shëndetit Publik sipas planit do të realizojë testimin e të gjithë personave që kanë pasur lidhje me drejtoreshën e Klinikës së lëkurës. Bëhet fjalë për një numër të madh, ata ende janë në izolim dhe që të mos ketë ngarkesë në laborator, do të testohen në disa cikle”, deklaroi Filipçe.

Ai informoi se në Kumanovë është bërë komunikim intensiv në lidhje me gruan e vdekur dhe për të cilën tha se deri tani familja nuk janë shfaqur simptoma klinike.(koha.mk)

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 24, 2020 19:37