Dodik: Serbia ka të drejtë të mbrojë serbët në Kosovë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Gusht, 2022 19:45

Dodik: Serbia ka të drejtë të mbrojë serbët në Kosovë

“Lëvizjet e njëanshme dhe të papërgjegjshme të Albin Kurtit kërcënuan sigurinë e serbëve në Kosovë. Sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Serbia ka të drejtë të mbrojë sigurinë e serbëve në Kosovë.”, tha Milorad Dodik, anëtari serb i presidencës së Bosnje e Hercegovinës dhe lider i Aleancës së Social-Demokratëve të Pavarur.

Sipas Dodik, “është plotësisht e qartë se të drejtat e serbëve në Kosovë dhe Metohi, si dhe të drejtat tona në Republika Sërpska shkelen nën presionin politik, dhe se komuniteti ndërkombëtar ende zbaton standarde të dyfishta kur bëhet fjalë për serbët”.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Gusht, 2022 19:45