Doktoron zv/drejtori i N.P “Pyjet Kombëtare”, Berat Dehari

Desk
By Desk March 5, 2020 19:09

Doktoron zv/drejtori i N.P “Pyjet Kombëtare”, Berat Dehari

Gjatë ditës së sotme, zv/drejtorit të N.P “Pyjet Kombëtare”, Berat Dehari, në Universitetin American College (UACS) në Shkup, ka mbrojtur temën e doktoruaturës. Mbrojtja e doktoratës është bërë në Qendrën Kulturore-Informative në Shkup, me temë “Satisfaksioni në punë dhe sjellja e punonjësve në administratën publike – studim krahasues që fokusohet në Policinë Financiare”. Dehari mbrojtjen e tëmës e bëri në anglisht para një numri të madh miqsh, familarësh, kolegë, drejtues institucionesh dhe prijësve fetar. Ai tha se ka punuar dy vite të plota deri në mbarimin e doktoraturës, përcjell FLAKA.

Berat Dehari më parë, tetë, ka qenë zv/drejtor i Policisë Financiare të RMV, për çka ka zgjedhur që edhe punimin e tij shkencor t’ia kushton këtij institucioni duke krahasuar atë me katër institucione të ngjashme, të Italisë, Kosovës, Shqipërisë dhe Bullgarisë.

Ai beson se punimi i tij do të jetësohet dhe do të vendoset në praktikë.

Në fund të ceremonisë u shtrua një koktej rasti për të pranishmit. Ndryshe, Berat Dehari është me prejardhe nga fshati Debresh i Gostivarit dhe ka qenë kandidati i parë që doktoron në Universitetin American College (UACS) në Shkup. FLAKA

Desk
By Desk March 5, 2020 19:09