Dokument/ Mirakovska të premten thërret seancë…

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 13 Shtator, 2023 22:31

Dokument/ Mirakovska të premten thërret seancë…

Deputeti i VMRO-së, Antonio Milloshoski, në seancën e sotme në Kuvend edhe njëherë i ka bërë thirrje qeverisë që të formojë komision hetimor për të përcaktuar përgjegjësinë politike se kush e ka bërë përfitimin morbid të Onkologjisë.

“Ajo që mund të shohim sot në shëndetësi pas skandalit të Onkologjisë është se nuk kishte as ekspertizë dhe as humanizëm. Onkologjia dominohej nga parimi i fitimit, pacientët detyroheshin të blinin barnat dhe të njëjtat barnat, në vend që t’u jepeshin, rishiteshin në tregun e zi. Dhe ky është përfundimi i auditimit të shtetit. Prandaj, në mënyrë që përgjegjësia të ketë emër dhe mbiemër, që të mos ketë hamendje të plotë se kush është përgjegjës, propozuam ngritjen e një komisioni hetimor për të përcaktuar përgjegjësinë politike të atyre që lejuan një fitim të tillë morbid, në kurriz të shëndetin dhe jetën e pacientëve onkologjikë”, theksoi ai Milloshoski.

Madje, kryetarja e Komisionit për sistem politik Sonja Mirakovska për ditën e premte ka thirrur seancë në të cilën do të diskutohet mbi Komisionit anketues mbi skandalin në Klinikën e onkologjisë.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 13 Shtator, 2023 22:31
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.