Dokumenti në të cilin thirren puçistët është “i falsifikuar”, BFI akuzon Muhamed Zeqirin për skenar?

Desk
By Desk 23 Prill, 2019 20:21

Agjencia e lajmeve “Zhurnal” nga BFI-ja ka marrë prononcim me të cilin pohohet se dokumenti në të cilën është thirrur gjykata në vendimin që e ka marrë për të shkarkuar Reisin e BFI-së, Sulejman Rexhepi është i falsifikuar.

BFI pohon se gjykatësi i cili ka marrë vendimin e sipërpërmendur nuk e ka pasur të qartë se ky dokument është i falsifikuar dhe për këtë arsye vendimi është i pavlefshëm dhe ka filluar menjëherë procedura për të hetuar vërtetësinë e këtij dokumenti, në të cilin thirren grupi i puçistëve me në krye Skender Buzakun.

Nga BFI, theksojnë se nuk ka pasur asnjë mbledhje për të cilën dokumenti thirret dhe kjo mund të vërtetohet në forma lehtë të verifikueshme. Përkundër gjithë rrëmujës që është shkaktuar pranë BFI-së, mësohet se uzurpimi nga ana e uzurpatorëve që edhe vite më parë tentuan një puç të ngjashëm, është bërë vetëm në një prej zyrave të BFI-së ku s’ka qëndruar deri më tani asnjë i punësuar, ndërsa uzurpatorët nuk kanë arritur të hynë në zyrat e kryetarit të BFI-së, Sulejman Rexhepi dhe nuk është prekur aspak administrata e BFI-së.

Policia aktualisht qëndron pranë BFI-së për çështje sigurie duke mos lejuar në asnjë formë që të eskalojë situata. “Zhurnal” mëson se organet përgjegjëse menjëherë kanë filluar verifikimin e dokumentit në fjalë që është bërë problematik në vendimin e gjykatës, e cila konstaton shkarikimin e reisit dhe emërimin e një kryetari të ri të institucionit më të lartë fetar islam në Maqedoninë e Veriut.

BFI gjithashtu akuzon deputetin e LSDM-së Muahmet Zekiri për një lojë të “pistë” që ai mundohet ta bëjë kundër BFI-së. Ndryshe, nga procedura penale në Maqedoni, falsifikimi i dokumentave është vepër e rëndë penale dhe nëse vërtetohet një gjë e tillë, e që në fakt është lehtë e verifikueshme, “shpikësi” i këtij dokumenti famoz mund të marrë dënime maksimale.

Desk
By Desk 23 Prill, 2019 20:21