Doli nga shtypi libri “Hafizët e rajonit të Kumanovës -1945-2021”

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Maj, 2022 22:49

Doli nga shtypi libri “Hafizët e rajonit të Kumanovës -1945-2021”

Sipas titullit të lartshënuar, nënkuptohet se në këtë libër bëhet fjalë për hafizat e Kur`anit duke filluar që nga viti 1944 e deri më sot, të cilët i kam rradhitur në bazë të moshës së tyre. Biografitë e hafizave i kam marrë drejtpërsëdrejti nga kontaktet që i kam bërë me tа ose nga familjarët e tyre, ndërsa për disa prej tyre kam shfrytëzuar edhe arkivin e Muftinisë së BFI-së në Kumanovës.

E falënderoj udhëheqësinë dhe xhematin e Qendrës Islame Shqiptare Renens Chemin du Chenes 7 A 1020 Renenes” e cila e ndihmoi materialisht botimin e këtij libri duke lutur Allahun që për punën e tyre fisnike t`i shpërblejë me të mirat e Tij në këtë dhe në botën tjetër.

I falënderoj Recenzentët e librit, Dr. Naser Ramadanin, Dr. Minir Ademin dhe H. Eljasa Mamutin, redaktorin е librit Hamdi Iljazin si dhe kolegun tim, lektorin Qufli Osmanin dhe z. Bekim Saliun për mundin e tyre që dhanë në përgatitjen e këtij libri. Po ashtu, falënderoj edhe prof. Jusuf Zimeri i cili më siguroj ISBN. Një falënderim të veçantë meriton hoxhë Berat Ramadani i cili organizoi xhematin në Renens për ta ndihmuar botimin e këtij libri.

Allahu i shpërbleftë të gjithë me të mirat e Tij të pa fund.

Me respekt,
Enver Zeqiri, autor

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Maj, 2022 22:49

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare