Domate të mbushura
Një pjatë e lehtë vegjetariane.
Përbërësit:
2 kg domate
500 gr kërpudha
4 thelpinj hudhre
3 lugë gjelle krem djath
1 lugë gjelle miell
kripë dhe piper i zi.
Udhëzimet:
Domatet lajini, thajini dhe largojuni pjesën tulin duke formuar një formë pjatëze.
Renditini në tavë dhe kriposini.
Hudhrën e grirë imët fërgojeni në vaj e më pas shtojani kërpudhat e prera imët dhe tulin e domates.
Ziejini të gjitha mirë derisa të avullojë lëngu i tepërt. Pastaj shtojani edhe një lugë miell, krem djathin dhe vazhdojeni zierjen edhe për pak minuta.
Me këtë masë mbushini domatet e parapërgatitura. Mbyllini dhe piqini në furrën e parangrohur në 180 gradë për 30 minuta.