Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Dominimi i shtetit në ekonomi, rrezik për korrupsion!

Dominimi i shtetit në ekonomi, rrezik për korrupsion!

Redaksia

Përkundër Ligjit për luftën kundër korrupsionit, thotë raporti i DASH-it, nëpunësit shtetëror kanë qenë pjesë e aktiviteteve korruptuese, pasi si punëdhënës më i madh në shtet, Qeveria vazhdon të ketë dominim në ekonomi, që njëherësh krijon hapësirë për aktivitetet korruptuese. Raporti ka konstatuar boshllëqe edhe në kornizën ligjore të vendit për të mbrojtur fëmijët në mënyrë adekuate nga abuzimet e punës, duke përfshirë format më të këqija të punës së fëmijëve dhe moshës minimale për punë.

Përkundër Ligjit për luftën kundër korrupsionit, nëpunësit shtetëror kanë qenë pjesë e aktiviteteve korruptuese, shteti është punëdhënësi më i madhe dhe kemi dominim të shtetit në ekonomi, që krijon hapësirë për aktivitetet korruptuese. Këto janë vetëm një pjesë të vërejtjeve të raportit të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit kushtuar të drejtave të njeriut për Maqedoninë e Veriut. OJQ-të deklaruan rolin dominues të qeverisë në ekonomi që krijon mundësi për korrupsion. Gjithashtu, qeveria ishte punëdhënësi më i madh, ku sipas ministrisë së Shoqërisë Informatike, deri më 31 dhjetor 2019, ishin të punësuar 132.900 persona në sektorin publik, thuhet më tej në raport. Lidhur me të drejtat e punëtorëve, theksohet se edhe pse ligji e lejon, megjithatë asnjë sindikatë nuk vepron në Zonat e Lira Ekonomike. Njëherësh, përafërsisht 22 për qind e të punësuarve janë të anëtarësuar në sindikata. “Qeveria dhe punëdhënësit nuk e respektuan gjithmonë lirinë e bashkimit në sindikata, të drejtën për grevë dhe të drejtën për negociata kolektive. Sindikatat përmendën si provë dispozitën ‘përjashtuese’ të ligjit, e cila ju lejon punëdhënësve të ndërpresin deri në 2 për qind të punëtorëve nga negociatat për marrëveshje kolektive përgjatë grevës. Marrëveshjet kolektive janë të kufizuara për sindikatat që përfaqësojnë të paktën 20 për qind të të punësuarve dhe shoqatat e punëdhënësve që përfaqësojnë të paktën 10 për qind të punëdhënësve në nivelin në të cilin është lidhur marrëveshja (kompani, sektor ose vend)”, thuhet në Raportin vjetor të DASH-it.

Gjithashtu, Qeveria ka vendosur ligje dhe rregullore lidhur me punën e fëmijëve, duke përfshirë edhe ndalesën e formave më të këqija të punës së fëmijëve. Qeveria bëri përpjekje për të zbatuar ligjin në ekonominë formale, por nuk e bëri atë në mënyrë efektive në ekonominë informale.

Raporti ka konstatuar boshllëqe në kornizën ligjore të vendit për të mbrojtur fëmijët në mënyrë adekuate nga abuzimet e punës, duke përfshirë format më të këqija të punës së fëmijëve dhe moshës minimale për punë. “Mosha minimale për punë është 15 vjeç. Fëmijët mund të fillojnë të punojnë në moshën 14 vjeç si çirak apo nxënës, ose si pjesëmarrës në programe zyrtare të arsimit profesional, ngjarjet kulturore, artistike, sportive dhe reklamuese. Ligji ndalon punësimin e të miturve më të rinj se 18 vjeç në punë që është e dëmshme për shëndetin e tyre fizik ose psikologjik, sigurinë dhe moralin. Gjithashtu ndalon të miturit të punojnë natën ose më shumë se 40 orë në javë. Megjithatë, nuk ka pasur raporte për fëmijë më të vegjël se mosha 18 vjeç të angazhuar në mënyrë të paligjshme në ekonominë formale. Gjatë inspektimeve në disa biznese të drejtuara nga familja, Inspektorati Shtetëror i Punës vuri në dukje fëmijë të mitur që ndihmojnë në punë, më së shpeshti në veprimtaritë artizanale të drejtuara nga familja dhe bizneset e tregtisë me pakicë, si dhe në ferma”, vijon raporti.

DASH, në raport ka përfshirë edhe Ligjin që përcakton një pagë minimale në të gjithë sektorët, e cila është nën nivelin e të ardhurave nga varfëria. “Megjithëse Qeveria vendosi standarde të sigurisë dhe shëndetit në punë për punëdhënësit, megjithatë këto standarde nuk u zbatuan në sektorin informal. Numri i përgjithshëm i inspektorëve të punës u konsiderua i përshtatshëm për të hetuar shkeljet e ligjit të punës. Inspektorët e punës kanë autoritetin të bëjnë inspektime të paparalajmëruara dhe të fillojnë sanksione. Megjithatë, inspektimet nuk ishin adekuate për të siguruar pajtueshmëri, pjesërisht, për shkak të një shpërndarje joadekuate rajonale të inspektorëve”.

Në raportin tjetër, të para disa muajve, Departamenti Amerikan i Shtetit thekson se e tërë rregullativa në vend mbetet e ndërlikuar, së bashku me interpretimin jokonzistent të rregullave, që krijon një ambient të paparashikueshëm dhe të volitshëm për korrupsion. Njëherësh, DASH i bën thirrje Bashkimit Evropian të nis negociatat për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE dhe me këtë, të rriten edhe investimet e huaja dhe rritja e përgjithshme ekonomike. “Korniza juridike për investime në Maqedoninë e Veriut është në një masë të madhe e harmonizuar me standardet ndërkombëtare dhe investitorët e huaj trajtohen njëjtë si ato vendor. Shteti ka thjeshtësuar kornizën rregullatore për investitorët e huaj që punojnë në zonat ekonomike, që në përgjithësi kanë përvoja pozitive dhe bashkëpunim të mirë me përfaqësuesit qeveritar. Faktorë shtesë pozitiv për nxitjen e investimeve të huaja dhe rritjes ekonomike është anëtarësimi në NATO, zgjidhja e kontestit të emrit me Greqinë dhe fillimi i negociatave për anëtarësim në BE”, thuhet në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën investuese në Maqedoni. Më tej paralajmërohet se përkundër rezultateve të arritura ekonomike, kriza e shkaktuar nga pandemia do të ketë ndikime të thella ndaj ekonomisë së Maqedonisë dhe aftësisë së vendit për të tërhequr investime të huaja. (koha.mk)

Continue Reading

Previous: Janë regjistruar për vaksinim, por nuk shkojnë të vaksinohen? Frikë nga Astra Zeneca?
Next: Aksident i rëndë trafiku në afërrsi të Ministriës së Drejtësisë | FOTO

Të ngjashme

Sasha-Bogdanoviq-780x439 Bogdanoviq: Nuk shkela protokollet me praninë time në hotel

Bogdanoviq: Nuk shkela protokollet me praninë time në hotel

Redaksia
milevski1-750x430 Milevski: Nevojiten masa urgjente për prerjen e paligjshme të pyjeve

Milevski: Nevojiten masa urgjente për prerjen e paligjshme të pyjeve

Redaksia
1111REDAKT....Indeksi-i-investimeve-1-750x430 11 vende më poshtë në renditjen e investimeve të huaja

11 vende më poshtë në renditjen e investimeve të huaja

Redaksia

TË FUNDIT

Screenshot_20210422-230634_Instagram Edi Rama: Nëse në 25 prill nuk marr një fitore të qartë, largohem nga Partia Socialiste

Edi Rama: Nëse në 25 prill nuk marr një fitore të qartë, largohem nga Partia Socialiste

40d4db81-0993-4c7d-bc67-f709a019fc10 “Asnjë tolerim kush prek votën”/ Basha: Mbështes fort deklaratat e ambasadores Kim

“Asnjë tolerim kush prek votën”/ Basha: Mbështes fort deklaratat e ambasadores Kim

Agnelli-dhe-Perez-780x470 UEFA përjashton Realin dhe Juventusin nga Liga e Kampionëve?!

UEFA përjashton Realin dhe Juventusin nga Liga e Kampionëve?!

EzmyxKfWUAgRlIV Messi shkëlqen me dy gola, Barcelona triumfon ndaj Getafes

Messi shkëlqen me dy gola, Barcelona triumfon ndaj Getafes

2 Adnan Januzaj siguron 3 pikë të mëdha për Sosiedatin

Adnan Januzaj siguron 3 pikë të mëdha për Sosiedatin


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016. 

Ne punojmë sipas udhëzimeve për raportim etik të mediave online.

Flaka Media Group – FGM  menaxhon me Flaka, Lobi dhe Gostivari Sot

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36 | +389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.