Donacion nga ASHAAM për radiodifuzerët, MPB-në dhe Ministrinë e Shëndetësisë

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 23, 2020 19:41

Donacion nga ASHAAM për radiodifuzerët, MPB-në dhe Ministrinë e Shëndetësisë

Agjencia për shërbime audio dhe audio vizuale mediale vendosi të ndajë ndihmë financiare – donacion për përballje me pasojat nga koronavirusi (COVID-19), në shumë të përgjithshme prej 105.000.000,00 (njëqind e pesë milionë) denarë.

Pjesa më e madhe e mjeteve apo 103.000.000,00 denarë u ndahen radiodifuzerëve dhe atë 73.000.000,00 denarë radiodifuzerëve (komercial dhe jofitimprurës) të cilët për momentin kryejnë emetim televiziv apo radio 30.000.000,00 denarë i ndahen Servisit publik radiodifuziv “Radio televizioni i Maqedonisë”. Këto mjete ndahen për ndihmë për punëtorët e vet përmes furnizimit të mjeteve mbrojtëse, për shpenzime lidhur me prodhimin, furnizim dhe emetim të programit, për sanim të pasojave negative ndaj punës së tyre ekonomike për shkak të koronavirusit dhe mundësimit të funksionimit të tyre të papengueshëm.

Nga 1.000.000,00 denarë i ndahen Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Shëndetësisë, dedikuar për masa dhe aktivitete për mbrojtje të të punësuarve të vet përmes furnizimit të mjeteve mbrojtëse dhe furnizimit të pajisjes tjetër dhe mjeteve të domosdoshme për kryerje të aktiviteteve të Ministrive për preventivë, parandalim të përhapjes dhe përballje me pasojat nga koronavirusi.

Mjetet për radiodifuzerët do të ndahen në mënyrën në vijim:

-të gjithë radiodiufuzerëve, të cilët në vitin 2019 dhe në vitin 2020 e kanë paguar kompensimin vjetor për emetim radio apo televiziv në llogari ë Agjencisë për shërbime audio dhe audiovizuale mediale, do t’u kthehet shuma e paguar për kompensimin për leje për vitin 2019 dhe 2020, e ulur për shumën e tatimit të vlerës së shtuar. Shuma e përgjithshme e mjeteve të cilat ndahen në këtë bazë është 65.099.000,00 denarë.

-radiodifuzerëve të cilëve afati për pagesë të kompensimit vjetor për leje u arrin pas sjelljes së Vendimit për donacion, dhe atë deri në fund të vitit 2020, Agjencia nuk do ta kërkojë kompensimin vjetor, por do t’u lëshojë faturë, vlera e së cilës korrespondon vetëm me shumën e tatimit të vlerës së shtuar. Shuma e përgjithshme e mjeteve të cilat ndahen në këtë bazë është  7.901.000,00 denarë.

Me të gjitha subjektet, Agjencia do të lidhë kontrata për donacion të cilat do të hyjnë në fuqi menjëherë pas nënshkrimit nga ana e organeve kontraktuese, ndërsa do të zbatohen pas mendimit të marrë pozitiv për interesin publik nga ana e Ministrisë së Drejtësisë.

Shpresojmë se me këtë masë do të lehtësohet puna e radiodifuzerëve dhe do të mundësohet funksionimi i tyre i papengueshëm. Njëherit, edhe njëherë u bëjmë thirrje të gjitha mediumeve të njoftojnë në mënyrë profesionale dhe me përgjegjësi dhe t’i sigurojnë opinionit informata të sakta, objektive dhe me kohë.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 23, 2020 19:41