Donacionet në fondin e solidaritetit Covid-19 lirohen nga TVSH-ja

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 14, 2020 20:52

Donacionet në fondin e solidaritetit Covid-19 lirohen nga TVSH-ja

Në seancën e sotme të 41-të, Qeveria miratoi një rregullore me fuqi ligjore që përjashton nga tatimi mbi vlerën e shtuar dhurimet në fondin e solidaritetit për trajtimin e pasojave të Covid-19, përcjell FLAKA.

Sipas dekretit të miratuar për ndryshimin e Dekretit me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për taksën e vlerës së shtuar gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, përcaktohet përjashtimi nga tatimi mbi vlerën e shtuar për shitjen e mallrave dhe shërbimeve, të cilat si dhurim u jepen përdoruesve të buxhetit dhe qarkullimi i mallrave dhe shërbimeve të bëra për përdoruesit e buxhetit të realizuara me fonde të dhuruara.

Qarkullimi i liruar nga tatimi mbi vlerën e shtuar me këtë rregullore është për të thjeshtuar dhe lehtësuar procesin e dhurimeve të bëra në njësitë buxhetore.

“Për të stimuluar më tej dhuruesit e mundshëm ndaj përdoruesve të buxhetit, xhiroja e realizuar për përfituesit e donacioneve – përdorues i buxhetit, është i liruar nga tatimi mbi vlerën e shtuar me të drejtën e zbritjes nga tatimi i mëparshëm me kusht që dhuruesi të ketë një certifikatë dhurimi për marrësin e dhurimit”, thuhet në njoftimin qeveritar.

Qarkullimi i mallrave dhe shërbimeve të realizuara nga fondet e dhuruara është i liruar nga tatimi mbi vlerën e shtuar nëse marrësi i dhurimit – përdoruesi i buxhetit paraqet një deklaratë se qarkullimi është realizuar me fonde të dhuruara.

Tatimpaguesit gjithashtu do të kenë të drejtën e zbritjes nëse plotësohen kushtet e përcaktuara në Ligjin për taksën e vlerës së shtuar.

Kryerësi i qarkullimit, d.m.th. dhuruesi i donacionit nga kjo projekt rregullore janë të detyruar të mbajnë shënime për qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve për përdoruesin buxhetor të donacionit. FLAKA

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 14, 2020 20:52