Donator i LSDM-së ka hyrë në biznesin e marihuanës mjekësore

Donator i LSDM-së ka hyrë në biznesin e marihuanës mjekësore

Kompania nga Kumanova “Deluxe Auto”, e cila u paraqit si donatori i LSDM-së në vitin 2016 dhe që prej asaj kohe ka lidhur disa kontrata të prokurimit publik me institucionet shtetërore, ka hyrë në biznesin e prodhimit të marijuanës mjekësore, përcjell FLAKA.

Sipas numrit të fundit të revistës javore “Fokus”, bëhet fjalë për kompaninë “Mar Medika”, e themeluar në fund të vitit 2018 me qendër në Kumanovë për prodhimin dhe përpunimin e kanabisit për nevoja mjekësore.

Sipas Regjistrit Qendror, kjo kompani është në pronësi të dy ndërmarrjeve të tjera nga Kumanova, ku njëra është “Kvalitet-Prom” e Toni Karanfilovskit, ndërsa tjetra është “UPM-GRUP”, e cila është në pronësi të “Deluxe Auto”.

Pronari i “Deluxe Auto” është Boban Spasovski, i cili na tha se “Mar Medica” nuk kishte aplikuar ende për autorizim për kanabis mjekësor, por, tha ai, investimi ishte në vazhdim e sipër.

“Me shfaqjen e një interesi të madh në mes të kompanive në Maqedoni për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore, pati interes edhe për ne, kështu që vendosëm të ndërthurim kapacitetet tona – financiare, intelektuale, menaxheriale, eksperimentale, për të hapur një kompani të përbashkët”, shpjegon Spasovski.

“Deluxe Auto” shfaqet në një raport të donatorëve të LSDM-së për vitin 2016, të paraqitur pranë Entit Shtetëror të Revizionit dhe autoriteteve të tjera, duke deklaruar se kompania ka dhuruar rreth 7,000 denarë, në formën e një zbritje.

E në vitin 2017, Deluxe Auto nënshkroi një marrëveshje me Ministrinë e Brendshme për të blerë 45 makina të markës “Shkoda” me fonde të dhuruara nga qeveria Çeke, pastja pa, siç shkruanin mediat atëherë, të jepet mundësi publike edhe për kompani tjera, por në rrugë të një marrëveshje të drejtpërdrejtë.

Që nga ajo kohë, sipas të dhënave nga Byroja e Prokurimit Publik, kompania e Spasovskit ka lidhur kontrata për prokurimin e automjeteve me disa institucione shtetërore, përfshirë MPB (153,000 euro), por edhe me Administratën Doganore (325,000 euro), Regjistrin Qendror (135,000 euro). etj. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 10, 2019 21:26

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA