Dorëheqja e Zaevit – A është kryeministër i vendit, zv.kryeministri i parë, Artan Grubi?

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Nëntor, 2021 23:07

Dorëheqja e Zaevit – A është kryeministër i vendit, zv.kryeministri i parë, Artan Grubi?

Si shkak i rezultatit zhgënjyes dhe humbjes në zgjedhjet lokale, kryeministri aktual Zoran Zaev njoftoi se do të dorëhqet nga kreu i partisë por edhe nga posti i kryeminisrtit.

Siç dihet gjatë qeverisjes së Zoran Zaev, Maqedonia u bë pjesë e nismës për “Mini Shengenin Ballkanik” ku takimi i radhës është në Beograd në datat 3 dhe 4 Nëntor, por duke qenë se Zaev ka dhënë dorëheqje, nga zyra e tij njoftuan që do caktohet një përfaqësues tjetër politik në vend të Zaevit që do marrë pjesë në takimin për “Ballkanin e Hapur” në Beograd.

Dilema që është ngritur së fundmi në opinion është se a do jetë Artan Grubi përfaqësues i Maqedonisë në Beograd duke ditur se është edhe zëvendës kryeminister i parë në qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

Poashtu edhe nëse do bie qeveria sipas marrëveshjes së BDI dhe LSDM ne 100 ditët e fundit do kemi kryeministër shqiptar dhe Artan Grubi ka aspiruar gjatë gjithë kohës që ai të jetë kryeministër për 100 ditët e fundit.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Nëntor, 2021 23:07
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.