Dorëheqja e Zaevit, reagime nga politikan dhe media ndërkombëtare

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Nëntor, 2021 20:18

Dorëheqja e Zaevit, reagime nga politikan dhe media ndërkombëtare

Dorëheqja e kryeministrit Zoran Zaev nga posti politik dhe partiak është kometuar nga politikanë dhe zyrtarë të jashtëm. Duke qenë se kryeminsitri Zaev është nënshkrues i iniciativës “ Ballkani i Hapur”, dorëheqja e tij duket se ka vë në dilemë nëse takimi i rradhës me 3 dhe 4 nëntor do të mbahet në Serbi.

Përmes postimit të tij në Instagram, Vuçiq ka thënë që në takimin e radhës në Beograd, duhet të merren parasysh ngjarjet e fundit në Shkup ku kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dje ka dhënë dorëheqje.

“Mbështetje e fortë për Ballkanin e Hapur. A duhet të mbajmë apo të shtyjmë takimin në Beograd, duke marrë parasysh ngjarjet në Shkup”, ka shkruar Vuçiq.

Ish minsitri i jashtmë Kosovar Enver Hoxhaj, e ka cilësuar dorëheqjen e Zaevit si viktimë për shkak të mungesës së përkrahjes së tij nga BE. Dorëheqja kryeminsitrit Zoran Zaev është kometuar edhe në mediat ndërkombëtare dhe rajonale.

“Kryeministri i RMV-së jep dortëheqje pasi partia e tij në rrethin e dytë të zgjedhjeve humbi ne shumë komuna”, shkruan Reuters.

E përditshmja bullgare “Dnevnik” shkruan se pas fitores së VMRO-DPMNE-së qëndrojnë forcat e jashtme. “Danella Arsovska“ e shpallur bullgare ”fiton qytetin e Shkupit”, është titulli kryesor i gazetës “24 orë” në Sofje.

Dorëheqja e Zaevit edhe në titujt kryesor të mediave greke. Dorëheqja e Zaevit nga funksioni i kryeministrit sidoqoftë nuk do të thotë zgjedhje të parakohshme parlamentare, analizon, ANA-MPA, Agjenisa e lajmeve në Greqi. Për analistët politik vendor dorëheqja e Zaevit nënkuton defunksionim shtetëror. Zgjidhjen e shohin në zgjedhje të parakohsme parlamentare.

“Nuk besoj se kjo qeveri do të mbijetojë deri në zgjedhjet e ardhshme të rregullta parlamentare. Besoj se do të duhet të zgjidhet problemi me zgjedhje të parakohsme parlamentare, të cilat realisht më herët mund të mbahen në korrik të vitit të ardhshme”, u shpreh analisti politik Vladimir Bozhinovski.

Sipas Bozhinovskit poqese mbahen zgjedhje të jashtzakonshme parlamentare në afat më të shkurtër, vendi do të thellohet edhe më tej në krizë, krahas krizës me pandemi, ekonomi dhe asaj të paralajmëruar me energjetikë./ Tvm2

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Nëntor, 2021 20:18

09
Dhj
Pas relativizimit të zërave se Aleanca për Shqiptarët do të bëhet pjesë e qeverisë si...
09
Dhj
Në Ditën Ndërkombëtare të Luftës Kundër Korrupsionit, AlternAtivA edhe një herë e riafirmon përcaktimin e...
09
Dhj
Arben Taravari, u.d. Kryetar i ASH-së Përshëndes deklaratat e forta dhe hapat vendimtare të ndërmarra...
09
Dhj
Në Ditën Ndërkombëtare të Luftës Kundër Korrupsionit – 9 Dhjetori, zëvendësja e kryetarit të Qeverisë...