Dortmund ‘shkatërron’ Herthan, super Haaland realizon poker

Desk
By Desk November 21, 2020 22:37

Dortmund ‘shkatërron’ Herthan, super Haaland realizon poker

Borussia Dortmund ka shënuar fitore të thellë në udhëtim të Hertha Berlin, duke fituar me rezultat 2 – 5.

Ylli i ndeshjes ishte Erling Haaland që realizoi plotë katër gola, shkruan lajmi.net.

Vendasit kaluan në epërsi të parët në minutën e 33-të përmes Cunha, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime.

Erling Haaland arriti ta përmbys këtë rezultat duke shënuar tri herë radhazi (47′, 49′, 62′).

Për golin e katër u përkujdes Guerreiro në minutën e 70-të, derisa vendasit realizuan përsëri përmes Cunhas (79′) që shënoi nga pika e bardhë.

Kurse, golin e fitores e shënoi prapë norvegjezi në minutën e 79-të duke kompletuar pokerin.

Me këtë fitore, Dortmund i afrohet kreut duke u renditur në pozitën e dytë me 18 pikë, një më pak se lideri Bayern, kurse Hertha qëndron në vendin e 13-të me vetëm shtatë pikë./Lajmi.net

Desk
By Desk November 21, 2020 22:37