Dortmundi ndjen mungesën e Haaland, mposhtet nga Leipzig

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Nëntor, 2021 21:19

Dortmundi ndjen mungesën e Haaland, mposhtet nga Leipzig

Leipzig dhe Dortmund janë përballur në “Red Bull Arena” në kuadër të javës së 11 të Bundesligës e cila ka përfunduar me fitoren e vendasve me rezultatin 2-1.

Nkunku zhbllokon rezultatin për Leipzig në minutën e 29, gol që do ishte i vetmi për 45 minutat e para.

Në pjesën e dytë Dortmundi tenton më tepër dhe ia del të barazojë rezultatin në minutën e 52 me kapitenin Reus.

Por  nuk do të vononte shumë dhe vendasit do të rikthenin avantazhin falë një goli të Poulsen në minutën 68.

Edhe pse minutat në vazhdim krijuan raste për të dyja ekipet, rezultati nuk do të ndryshonte me Leipzig që siguron një fitore të rëndësishme dhe Dortmud që sheh Bayernin të “arratiset” në krye.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Nëntor, 2021 21:19
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.