Dr. Danailovski: Do të ishte ideale të mbyllemi në shtëpi për 24 orë sepse ne jemi në Luftën e Tretë Botërore

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 23, 2020 21:54

Dr. Danailovski: Do të ishte ideale të mbyllemi në shtëpi për 24 orë sepse ne jemi në Luftën e Tretë Botërore

Dragan Danailovski, duke folur në televizionin Kanal 5 sonte, tha se do të ishte ideale për një shtetrrethim 24-orësh për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, përcjell FLAKA.

“Ne mbyllëm shkollat, nxënësit dolën në rrugë. Ne mbyllëm kafenetë, të rinjtë shkuan në parqe, në vikend-shtëpiza. Ne nuk kemi zvogëluar miqësinë e të rinjve. Kur e dimë se të rinjtë janë grupi më dinamik, duhet të ketë masa më shtrënguese për ta. Do të filloja duke e zgjatur orën policore. Unë nuk do të doja të sugjeroja që të ishte 24/7, megjithëse mendoj se do të ishte ideale. Për tu mbyllur 24 orë, për të ndaluar kohën, sepse jemi në Luftën e III Botërore. Ne kemi një armik të padukshëm. Do të ishte mirë nëse të gjithë do të ishin të mbyllur në shtëpi për të ndaluar infeksionin”, thotë Dr. Danailovski. FLAKA

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 23, 2020 21:54