Skip to content

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Kulturë
  • Drejtor i ri i Qendrës së Kulturës në Tetovë është Arlind Huseini

Drejtor i ri i Qendrës së Kulturës në Tetovë është Arlind Huseini

Linda Limani 4 javë ago

 Arlind Huseini është emëruar drejtor i ri i institucionit kombëtar Qendra e Kulturës “Ilo Anteski -Smok” në Tetovë. Huseini, i lindur në vitin 1977, vjen nga pozita e punës shef i kabinetit të sekretarit shtetëror pranë Ministrisë së Kulturës ku ka punuar gjatë tetë viteve të kaluara. Njëherësh për publikun e Tetovës është i njohur si punonjës sporti.

“Kahja ime e punës në Qendër si udhëheqës është që të shkojnë punët kah më e mira. Para së gjithash duke pasur parasysh se ne si Qendër jemi subjekt përgjegjës për procesin e ndërtimit të objektit të ri afër tonit ku duhet të vendosen institucionet kombëtare, Teatri i Tetovës dhe biblioteka e qytetit “Koço Racin”, deklaroi Arlind Huseini.

Objekti i ri për teatrin dhe bibliotekën është menjëherë afër Qendrës së Kulturës, ndërsa filloi që të ndërtohet në vitin 2014. Punët ndërtimore kanë përfunduar dhe vijon faza e dytë. Huseini do të jetë përgjegjës edhe për buxhet më të madh sipas të cilit duhet të rregullohet objekti.

“Pritet në Qeveri të kalojë procedura për fazën e dytë gjegjësisht pajisja e brendisë së objektit. Ky projekt i madh kombëtar planifikohet të përfundojë për 3 ose 4 vjet. Faza e parë ka kushtuar 16 milionë euro, përderisa për fazën e dytë janë paraparë 26 milionë euro”, theksoi Huseini.

Për publikun sportdashës, Arlind Huseini është i njohur për angazhimin e tij në karate. Ai është themelues dhe trajner i klubit të karatesë “Fati” – në Tetovë që nga viti 2001, me të cilin është organizator i turneut ndërkombëtar “Tetova Open”. Njëherësh është selektor i reprezentacionit të karatesë për juniorë më të moshuar prej 18 deri 21 vjet. Ka diplomuar në Fakultetin e Kulturës Fizike, ndërsa ka përfunduar studime pasunivesritare për menaxhment sportiv.

Ushtruesi i deritanishëm i detyrës, Artan Arsllani kthehet në pozitën e drejtorit artistik.

Përtej shijeve...

Për femra

Bota e kafshëve

Teknologjia në pëllëmbë

Revista Online

në çdo lajm...

News Agency

Новинска Агенција

Lajme Sport

mos humbisni asnjë lajm

Continue Reading

Previous: Lehtësim i procedurave doganore për importin e librave shqip
Next: Programi i kulturës: Në hall me financat, apo projektet e 2021?

Të ngjashme

1111REDAKT....programi-reagimet-750x430 Pak fonde për institucionet nacionale! Vazhdojnë reagimet ndaj Programit të Kulturës

Pak fonde për institucionet nacionale! Vazhdojnë reagimet ndaj Programit të Kulturës

Redaksia 2 ditë ago
DSC_00321-6018-9540 Mbi 10 milionë denarë do të investohen në Stobi nga Ministria e Kulturës

Mbi 10 milionë denarë do të investohen në Stobi nga Ministria e Kulturës

Redaksia 5 ditë ago
zaev-750x430 Zaev: Shqiptarët në kulturë morën 25.96%

Zaev: Shqiptarët në kulturë morën 25.96%

Redaksia 5 ditë ago

TË FUNDIT

dfshg-1-1 Tërmeti 6 ballë “shkundi” Greqinë/ Shënohet viktima e parë, humb jetën i moshuari

Tërmeti 6 ballë “shkundi” Greqinë/ Shënohet viktima e parë, humb jetën i moshuari

cajtore Mbyllet çajtorja në Kumanovë, janë shkelur rregullat gjatë pandemisë

Mbyllet çajtorja në Kumanovë, janë shkelur rregullat gjatë pandemisë

k1-1 Vdes ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës

Vdes ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës

floyd Gjyqi për vrasjen e George Floyd-it dhe tensionet racore

Gjyqi për vrasjen e George Floyd-it dhe tensionet racore

MOSCOW, RUSSIA  FEBRUARY 12, 2017: People gather in Moscow's Sokolniki Hyde Park in protest against a bill reclassifying domestic violence as an administrative offence in case it has been committed for the first time and caused no serious physical harm. Passed by both houses of the Russian parliament, the bill was signed into law by Russia's President Vladimir Putin on February 7, 2017. Sergei Fadeichev/TASS (Photo by Sergei FadeichevTASS via Getty Images) Rusia shfuqizon ligjin që ndalonte disa profesione për gratë

Rusia shfuqizon ligjin që ndalonte disa profesione për gratë

Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

 

KRYEREDAKTOR: Driton ZENKU

ZV.KRYEREDAKTOR: Abedin BILALLI

Daim MIFTARI

 Xhana MIFTARI

Linda LIMANI

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.