Drejtoresha e Spitalit të Kumanovës nuk është pozitive në koronavirus, por është në vetizolim

Desk
By Desk April 17, 2020 18:50

Drejtoresha e Spitalit të Kumanovës nuk është pozitive në koronavirus, por është në vetizolim

Drejtoresha e Spitalit të Kumanovës, Snezhana Zaharieva është në vetizolim, por rezultati i saj nga testimi i kryer paraprak për Kovid -19 prej para dy ditësh ka qenë negativ, ka njoftuar ajo në profilin e saj në Fejsbuk.

Zaharieva ka thënë se si pjesë e Shtabit komunal të krizës nuk është testuar si edhe anëtarët e tjerë, pasi më 10 prill ka marrë rezultat negativ nga testimi i mëparshëm.

“Me faktin se jam pjesë e Shtabit komunal të krizës dhe kam marrë pjesë në seancë me përbërje të zgjeruar, dua të njoftoj publikisht disa punë që i takojnë gjendjes time shëndetësore dhe aktivitetit tim lidhur me situatën e krijuar. Unë nuk jam testuar në Kovid-19 në të njëjtën ditë me anëtarët e tjerë të Shtabit, pasi dy ditë para testimit të tyre, më 10.04.2020 kam marrë rezultat negativ nga tesitmi im i mëparshëm”, ka njoftuar Zaharieva.

Pesë ditë më vonë, shkruan drejtoresha, të gjithë të punësuarit në spital të pranishëm në vendin e punës kanë dërguar strisho të gjakut në Institutin për imunologji dhe gjenetikë humane pranë Fakultetit të Mjekësisë në Shkup. 

Desk
By Desk April 17, 2020 18:50