Drejtorët i pret “stuhi” verore

Drejtorët i pret “stuhi” verore

Ndryshimet e drejtorëve startojnë nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare, si dhe nga burgu i Shutkës pasi qeveria, pak kohë më parë, konfirmoi dorëheqjen e ish drejtorit të burgut të Shutkës, Gjoko Kotevski, përcjell FLAKA.

Në kolltukun në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare të sapokrijuar është Viktor Dimovski, ndërsa Esad Rahiq, do të ulet në kolltukun e burgut hetimor në Shutkë. Vendimi për dy drejtorët e rinj u bë në seancën e djeshme qeveritare.

Viktor Dimovski është një diplomat me karrierë dydekadëshe, ai ishte sekretari i shtetit në Ministrinë e Jashtme, por edhe ambasadori në Serbi-Mal të Zi dhe Izrael. Në periudhën 2007-2009, Dimovski ishte Drejtor i Agjencisë së Inteligjencës.

Esad Rahiq është ish-deputet i LSDM-së i njohur për publikun pas reagimeve të stuhishme dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve, ndërsa vëllai i tij Sead-Setko Rahiq me dosje penale – një i dyshuar për trafik droge që shiste në Shkup dhe qytete të tjera. Ndër të tjera, vëllai i drejtorit të ri të burgut të Shutkës për publikun është i njohur edhe pas sulmit ndaj ish kryetarit të komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski.

Esad Rahiq dhe Viktor Dimovski do të jenë drejtorë të pozitave udhëheqëse – drejtorë, por të dy vijnë në pozita të zbrazura.

Njeriu i parë i qeverisë, Zoran Zaev, njoftoi në TV 24 mbrëmë se do të fillojë me fshesën e njoftuar gjatë zgjedhjeve. Zaev tha se ndryshimet do të fillojnë me drejtorët, ministrat, zëvendësministrat, këshilltarët dhe bashkëpunëtorët e kabinetit. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 12, 2019 22:25

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.