Drejtori i AZGJ-së Ylber Sela vizitoi Qendrën Nacionale të Konservimit

Desk
By Desk March 3, 2020 22:41

Drejtori i AZGJ-së Ylber Sela vizitoi Qendrën Nacionale të Konservimit

Sot, drejtori i AZGJ-së Ylber Sela takoi drejtorin e Qendrës Nacionale të Konservimit, Memet Selmanin për të parë nga afër se deri ku ka arritur kjo qendër me zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.

Gjatë këtij takimi, drejtori Selmani foli për sfidat me të cilat ballafaqohet kjo qendër, në radhë të parë me detyrat e saj, siç është rikonstruimi i objekteve të trashëgimisë kulturore e fetare. Sa i përket zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, Selmani theksoi se deri tani është bërë mjaft, por shtoi se nevojitet edhe shumë punë deri në zbatimin e plotë të tij.

Me këtë rast, drejtori Sela i ofroi ndihmë dhe përkrahje institucionale homologut të tij për realizimin e të gjitha detyrimeve që dalin nga zbatimi i ligjit.

 
Desk
By Desk March 3, 2020 22:41