Drejtori i Napolit: Ja përse e blemë Rrahmanin

Drejtori i Napolit: Ja përse e blemë Rrahmanin

Drejtori sportiv i Napolit Kristiano Xhuntoli vlerësoi se përse kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani “është mbrojtësi i duhur” për skuadrën e njohur italiane.

Në një prononcim për “Sky Sport Italia”, zyrtari i Napolit theksoi se 25-vjeçari “është i aftë në markim dhe i përshtatet më së miri ideve të trajnerit Xhenaro Gatuzo”, i cili e bazon lojën tek prapavija.

“Blemë Rrahmanin në janar sepse është shumë i zoti në markim, por gjithashtu di të dalë në fazën sulmuese nga prapavija. Kjo është diçka thelbësore për Gattuson. Me një trajner si ai, i cili dëshiron gjithmonë ta nisë lojën nga mbrojtja, ne dëshironim që t’i siguronim lojtarë që i përshtaten ideve të tij”, u shpreh Xhuntoli.

Rrahmani do të kalojë te Napoli pas këtij sezoni, ndërsa do të mbyllë këtë edicion me Veronën. Ai u ble nga Napoli për shifrën e 14 milionë eurove.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 2 Prill, 2020 20:02

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.